Fakulteti i Filologjisë është njëri ndër fakultetet e Universitetit të Prishtinës i cili ndodhet në Prishtinë, Kosovë.
Lloji | Publik |
---|---|
Themelimi | 1960 (pjesë e Fakultetit Filozofik) 1989 (si fakultet më vete) |
Dekani | Dr. Lindita Sejdiu-Rugova[1] |
Stafi akademik | 60 (2018)[2] |
Studentë | 3,379 (2018)[2] |
Location | , 42.656168°N 21.161025°E |
Affiliations | Universiteti i Prishtinës |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Historiku
Katedrat e para të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës janë themeluar në vitin akademik 1960/61. Atëherë degët e Fakultetit të sotëm u hapën dhe vepronin në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Së pari është hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Katedra e Gjuhës Serbokroate dhe e Letërsisë Jugosllave. Pastaj, në vitin akademik 1961/62 janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse, kurse disa vjet më vonë janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, e pas saj Katedra e Orientalistikës. Në fund të viteve të 80-ta është hapur Dega e Turkologjisë, kurse më 1992/93, në shtëpi private, është hapur Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane. Në vitin 1976, me Statutin e Fakultetit, katedrat u quajtën degë.[3]
Prej vitit 1974, studimet albanologjike janë zhvilluar në dy degë: Gjuhë dhe Letërsi shqipe si dhe Letërsi dhe Gjuhë shqipe dhe në vitin 2001, ato u profilizuan në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe. Në vitin 1989 Fakulteti i Filologjisë ndahet nga Fakulteti Filozofik. Prej vitit 1994 quhet Fakulteti i Filologjisë. Pas luftës janë hapur edhe dy degë të tjera: ajo e Letërsisë së përgjithshme dhe krahasimtare (2001/2002) dhe dega e Gazetarisë (2005/2006).
Në vitin akademik 2006/2007, ky fakultet ka pasur 1675 studentë të rregullt dhe 314 me korrespondencë, 65 profesorë, 18 bashkëpunëtorë dhe 61 bashkëpunëtorë të jashtëm, kurse deri atëherë qenë diplomuar 2936 studentë.[4]
Departamentet
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është i ndarë në këto departamente:
- Departamenti i Gjuhës shqipe
- Departamenti i Letërsisë shqipe
- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë angleze
- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë gjermane
- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë frënge
- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë turke
- Departamenti i Gazetarisë
- Departamenti i Orientalistikës
- Departamenti i Ballkanistikës
Nivelet e ofruara
- Gjuhë shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
- Letërsi shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
- Gjuhë dhe Letërsi angleze: Bachelor, Master
- Gjuhë dhe Letërsi gjermane: Bachelor, Master
- Gjuhë dhe Letërsi frënge: Bachelor, Master
- Gjuhë dhe Letërsi turke: Bachelor, Master
- Gazetari: Bachelor, Master
- Orientalistikë: Bachelor, Master
- Ballkanistikë: Bachelor
Dekanët
Dekan/e | Periudha kohore |
---|---|
Shefqet Pllana | 1989-1992 |
Zejnullah Rrahmani | 1993-1996 |
Vesel Nuhiu | 1997-2000 |
Enver Mehmeti | 2000-2004 |
Nuhi Rexhepi | 2004-2007 |
Sedat Kuçi | |
Lindita Sejdiu-Rugova |
Ngjarje
Në kuadër të Fakultetit, në vitin akademik 1974/75 është themeluar Seminari i Kulturës Shqiptare, i cili më 1978/79 mori emrin Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ky Seminar ka punuar rregullisht deri më 1990, përveç në vitin 1981, kur nuk u lejua për shkak të keqësimit të gjendjes politike në Kosovë dhe në vitin 2020 për shkak të gjendjes së krijuar nga Pandemia e COVID-19.[5] Ky Seminar ka tubuar numër të madh albanologësh dhe dashamirë të tjerë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare nga gjithë bota.
Më 6 maj 2021 është shembur një pjesë e objektit, të cilin, përveç Fakultetit të Filologjisë, e shfrytëzojnë edhe Fakulteti i FSHMN-së dhe Fakulteti Filozofik. Dekania Sejdiu-Rugova është shprehur se shkak për këtë është vjetërsia e objektit dhe se vazhdimisht ka pasur probleme që lidhen me dëmtimet brenda dhe jashtë objektit.[6]
Shih edhe
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.