Zejnullah Rrahmani

From Wikipedia, the free encyclopedia

Zejnullah Rrahmani (lindur më 1 dhjetor 1952) është shkrimtar shqiptar, profesor dhe akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Fakte të shpejta Born, Occupation ...
Zejnullah Rrahmani
Born1 dhjetor 1952 (72 vjeç)
Ballovc, Podujevë, Kosovë
Occupation
Nationalityshqiptar
GenreProzë, Kritikë letrare
Years active1974–aktualisht
Notable works
Mbylle

Biografia

U lind në Ballovc në 1952. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Degën e Letërsisë Shqipe dhe magjistroi më 1984. Më 1985 mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë të shkurtër 1972-s punoi si punetor në punishten e Podujevës. Rreth katër vite ka punuar në Ndërmarrjen Rilindja, në revistën Fjala. Më 1977 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë, ku prej atëherë është avancuar në titullin ligjërues, docent (1985), profesor inordinar (1990) dhe profesor ordinar (1995). Edhe tash ligjëron lëndën Teori e letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë. Prej vitit 1992 është profesor i studimeve pasuniversitare, ku ligjëron lëndën Teoritë letrare. Këto studime i ka reformuar e udhëhequr nga viti 1992–1998 në cilësinë e Kryetarit të Kolegjumit të studimeve. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992–1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada, përvojën arsimore-universitare të së cilës e njeh. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në dhjetor të vitit 2016 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.[1]

Jeton në Prishtinë.

Vepra

Zejnullah Rrahmani është ndër autorët kryesorë të romanit shqiptar të viteve '70 në Kosovë, bashkë me Pashkun dhe Sabri Hamitin, etj.[2] Është stilist i madh i prozës shqipe, i cili shkroi vetëm prozë. Rrahmani ndërton romanin sintezë si Pashku e Hamiti, veçse përzgjedh forma e zhanre të tjera letrare e joletrare për ta arritur këtë. Në romanet e tij të para ka gërshetuar romanin e tij me forma e zhanre të tjera: me vargje nga poezia dhe dialogë nga drama; gërsheton romanin me forma të ndryshme të rrymave prozaike, si me atë të rrjedhës së nëndijes; gërsheton romanin me karakteristika joletrare, si me reportazhin gazetaresk, etj.[3] Ky lloj romani simbolist i lëvruar gjatë viteve '70 në Kosovë përfaqëson vetëm fazën e parë të krijimtarisë së Zejnullah Rrahmanit. Shkrimi i romaneve të mëvonshme do të pësojë ndryshime, ato do të pasurohen me teknika të ndryshme, deri tek ato postmoderne.[4]

Veprat

I. Tekste mësimore

  • Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri Shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
  • Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
  • Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
  • Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
  • Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003

II. Vepra letrare

III. Vepra - studime

  • Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
  • Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
  • Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
  • Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
  • Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
  • Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
  • Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
  • Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
  • Gnosis, Prishtinë, 2005
  • 10 kryevepra poezie, 2007

IV. Përkthime

  • Teoria e letërsisë, R. Welek - O. Woren, 1982
  • Historia e letërsisë botërore 4, 1986

Referime

Literatura

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.