Ezequiel Ivan Lavezzi (lindur më 3 maj 1985) është një ish futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues. Gjatë karrierës së tij, Lavezzi u dallua për shpejtësinë, krijueshmërinë, teknikën dhe driblimet; edhe pse luante parësisht si anësor, gjatë karrierës ai është aktivizuar si mesfushor-sulmues dhe sulmues i dytë.
Lavezzi duke luajtur për Argjentinën në vitin 2011. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ezequiel Iván Lavezzi | ||
Datëlindja | 3 maj 1985 (39 vjeç) | ||
Vendlindja | Villa Gobernador Gálvez, Argentina | ||
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–2003 | Rosario Central | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Estudiantes | 39 | (17) |
2004–2007 | San Lorenzo | 84 | (25) |
2007–2012 | Napoli | 156 | (38) |
2012–2016 | Paris Saint-Germain | 107 | (22) |
2016–2019 | Hebei China Fortune | 74 | (35) |
Gjithsej | 460 | (137) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005 | Argjentina U20 | 7 | (5) |
2008 | Argjentina U23 | 10 | (6) |
2007–2016 | Argjentina | 51 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera me klube
Napoli
Napoli pati një rikthimit të shpejtë në Serie A, pasi ata e përfunduan sezonin në vendin e dytë në Serie B. Klubi dëshironte blerje të mëdha pas ngjitjes në ligën më të lartë të futbollit italian, kështu që ata firmosën me argjentinasin Lavezzi më 5 korrik 2007, me këtë të fundit që firmosi një kontratë 5 vjeçare.[1]. Transferimi u krye për 6 milion € dhe Lavezzi u prezantua në prani të tifozëve me fanellën me numrin shtatë.
Ai bëri debutimin e tij me Napolin më 15 gusht 2007 kundër Cesenës në Kupën e Italisë [2]. Vetëm 3 ditë më vonë, Lavezzi dhuroi një impakt të madhë duke shënuar një hat-trick në fitoren 3–1 kundër Pisës në Stadio San Paolo po në Kupën e Italisë; ky ishte një rekord i vendosur nga Lavezzi pasi u bë lojtari i parë i Napolit që shënon hat-trick pas 14 vitesh [3]
Lidhje të jashtme
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.