aktore shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Elvira Diamanti është një aktore e mirënjohur shqiptare në kinema dhe teatër. Ajo u lind në Tirane më 30 nëntor 1962.
Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Larte të Arteve, me 1986 filloi pune si aktore në Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallehere edhe me fund dramatik a tragjik. Ajo mundi te japë në skenë tronditjen që vinte prej baladës ngjethese të oralit shqiptar, “Kostandinit dhe Dhoqinës”, në inskenimin e novelës Kush e solli Doruntinen të Ismail Kadaresë (1988).
Dy vjet me vone i dha jete një personazhi tjeter kompleks, Margaritës që vinte serish nga nje tjeter novelë e Ismail Kadaresë, Natë me hënë (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltesinë e aktrimit te saj në figuren e krijuar. Znj. Diamanti ka luajtur edhe në 12 filma. La mbresa të forta me rolin e Marigosë të Përrallë nga e kaluara (1987). Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatri Kombëtar i Fëmijëve. Pas një periudhë të shkurtër pune ne Presidencë, drejton prej vitesh Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit ku gjatë periudhës që ajo drejtoi këtë institucion janë restauruar një serë filmash e dokumentaresh me fonde kryesisht të huaja por edhe shqiptare.
Filma:
Teatër
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.