From Wikipedia, the free encyclopedia
Shi në plazh është një komedi shkruajtur nga Teodor Laço ne 1984.
Trupa e aktorëve ka qenë e përbërë nga pedagogët dhe studentët e Institutit të Lartë të Arteve.
Regjisor: Gëzim Kame, Muzika: Aleksander Lalo
Ngjarjet zhvillohen në plazh, mes kabinave nr. 16 dhe nr. 17.
Çomja, kasap në pension, ndodhet me pushime me të shoqen, Sandën. Ndërkohë në kabinën ngjitur vjen profesor Zenoja me të motrën dhe nipin e tij, Alberin. Ata fillojnë të njihen me njëri-tjetrin. Kështu Zenoja dhe Lajdja fillojnë të tregojnë gjëra rreth Alberit. Ai është një djalë i zgjuar, me gradë shkencore në fizikë, por e dashura e tij është aktore. Ky është një problem i madh për profesor Zenon, pasi edhe ai në rini ka dashuruar një aktore e më pas ajo e ka tradhtuar. Prandaj, ai nuk lejon kurrsesi që Alberi të vazhdojë një marrëdhënie të tillë.
Ato ditë në plazh ndodhej edhe e dashura e Alberit, Jeta, me familjen e saj. Ata të dy takohen herë pas here fshehurazi. Zenos fillon t'i pëlqejë Jeta teksa e sheh duke kaluar, por pa e ditur që ajo është aktorja të cilën ai e përbuz. Ai dhe motra i kërkojnë Alberit ta mendojë njëherë fejesën me Jetën, meqë ajo u pëlqen të dyve. Mbasi merr miratimin e Alberit, Zenoja niset për tek babai i Jetës, Miloja, që t'i kërkojë dorën e saj. Por, këtë veprim ia ndërpret Sanda, e cila i tregon se Jeta studion për aktrim...
Pavarësisht paragjykimeve të Zenos, në fund triumfon dashuria mes dy të rinjve.
Agim Shuka - Zeno Xhixha
Viktor Zhusti - Alberi
Robert Ndrenika - Thoma Çakshiri (Çomja)
Vera Zheji - Sanda
Elvira Diamanti - Jeta
Birce Hasko - Milo
Mimika Luca - Lajdja
Ermira Gjata - Lili
Gjinovefa Rredhi - gruaja e Milos
https://www.imdb.com/title/tt7979678/?ref_=ext_shr
Ky artikull nga Teatri është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.