From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkivi qëndror shtetëror i filmit shqiptar (AQSHF - Shqipëri) është institucion nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.
AQSHF-ja është anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF)[1].
Ky institucion shkëmben materiale arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologe shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti.
AQSHF-ja merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore, duke respektuar të drejtat morale dhe ekonomike të autorit. Ky institucion shkëmben materiale arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologë shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti.
Ai që sot quhet Arkivi i Filmit ka qenë thjesht një depo, trashëguar nga lufta dhe e vendosur pranë kullës së Sahatit në Tiranë. Funksionet e tij ishin ato të një Kinemateke.
Në 1947, në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerjal, me dekret Nr. 314 të ligjit Nr. 422 “Mbi shtetëzimin e kinemave”, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private.
Në prill të vitit 1963, Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmit (FIAF) me qendër në Paris, propozon anëtarësimin e Filmotekës në këtë Federatë.
Në vitin 1970 Arkivi i Filmit u pranua në FIAF si anëtare me të drejta të plota.
Nga viti 1947 – 1996, Arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios “Shqipëria e re”.
Në vitin 1989 filloi ndërtimi i ri i godinës së Arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990, kur filloi edhe transferimi i fondit.
Në 1 prill të vitit 1997, AQSHF shkëputet nga Alba Filmi, ish Kinostudio “Shqipëria e re”, dhe hyn në radhën e Institucioneve të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit, shoqëria shqipare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat e artit të shtatë, si të konstitucionit të saj shpirtëror historik ashtu edhe të huaj.Themeluesi tij është z.AbazHoxha.
Në vitin 1998 AQSHF kthehet në një institucion të hapur dhe fillon programet e veta të shfaqjeve në fillim në salla të tjera dhe pastaj brenda ambienteve të veta.
Në vitin 1999 hapet salla Kolë Idromeno me 40 vende.
Në vitin 2000 inaugurohet Salla 2000 e shfaqjeve të filmit me 120 vende, ku funksionojnë aparatet optike të projeksionit të dhuruara nga Televizioni Shqiptar.
Në vitit 2001 fillon hedhja e informacionit arkival në sistemin databazë.
Në 2002 krijohet fondi i seleksionuar i hedhur në SVHS me qëllim të organizimit të shfaqjeve publike edhe jashtë Tiranës.
Në vitin 2003 AQSHF pasurohet me negativa të fotove nga historia e kinematografisë shqiptare.
Në 2005 me Ligjin Nr. 9353, dt. 3.3.2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8096, dt. 21.3.1996 “Për kinematografinë””, fondi i prodhimit shtetëror të ish Kinostudios “Shqipëria e re”, filma artistikë, dokumentarë dhe kronika të periudhës 1945 – 1990, kalon nën administrimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike.
Në 2005, AQSHF në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përgatit Projekt Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të AQSHF.
janar 2006, miratohet statuti i AQSHF.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.