festa e mesuesit From Wikipedia, the free encyclopedia
Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2]
Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.[3] Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.[2]
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.[1]
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. [4]
Shteti | Dita e Mësuesit. [5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16] [17][18][19][20][21][22][23][24][25][26][27][28][29][30][31] |
---|---|
Shqipëria | 7 Marsi. |
Afganistani | Tetori. |
Algjeria | 28 Shkurti. |
Argjentina | 11 Shatori. |
Armenia | 5 Tetori. |
Arabia Saudite | 28 Shkurti. |
Australia | E premtja e fundit e tetorit. |
Azerbajxhani | 5 Tetori. |
Bangladeshi | 5 Tetori. |
Bellorusia | 14 Gushti. |
Brunei | 23 Shtatori. |
Butani | 2 Maji. |
Bolivia | 6 Qershori. |
Brazili | 15 Tetori. |
Bullgaria | 5 Tetori. |
Birmania (Burma ose Mjanmari) | 5 Tetori. |
Çekia | 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit. |
Ekuadori | 13 Prilli. |
Egjipti | 28 Shkurti. |
El Salvador | 22 Qershori. |
Estonia | 5 Tetori. |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 5 Tetori. |
Filipinet | 5 Tetori. |
Gjermania | 5 Tetori. |
Greqia | 30 Janari. |
Guatemala | 25 Qershori. |
Holanda | 5 Tetori. |
Hondurasi | 17 Shtatori. |
Hong Kong | 10 Shtatori. |
Hungaria | E diela e parë e qershorit. |
India | 5 Shtatori Guru Purnima. |
Indonezia | 25 Nëntori. |
Irani | 2 Maji (12 Ordibehesht). |
Izraeli | 23 Kislev. |
Iraku | 1 Tetori. |
Jemeni | 28 Shkurti. |
Jordania | 28 Shkurti. |
Kameruni | 5 Tetori. |
Kanada | 5 Tetori. |
Kili | 16 Tetori. |
Kina | 10 Shtatori. |
Kolumbia | 15 Maji. |
Kosta Rika | 22 Nëntori. |
Kuba | 22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit). |
Kosova | 7 Marsi. |
Korea Jugore | 15 Maji. |
Kuvajti | 5 Tetori. |
Katari | 5 Tetori. |
Laosi | 7 Tetori. |
Latvia | E diela e parë e tetorit. |
Libani | 9 Marsi. |
Libia | 28 Shkurti. |
Lituania | 5 Tetori. |
Mbretëria e Bashkuar | 9 Maji. |
Maqedonia | 5 Tetori. |
Malajzia | 16 Maji. |
Maldivet | 5 Tetori. |
Mauritiusi | 5 Tetori. |
Meksiko | 15 Maji. |
Moldavia | 5 Tetori. |
Mongolia | Java e parë e tetorit. |
Maroku | 28 Shkurti. |
Nepali | "Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë). |
Nigeria | 5 Tetori. |
Omani | 24 Shkurti. |
Panama | 1 Dhjetori. |
Pakistan | 5 Tetori. |
Paraguaji | 30 Prilli. |
Peru | 6 Korriku. |
Polonia | 14 Tetori. |
Porto Riko | 20 Maji. |
Rumania | 5 Qershori. |
Rusia | 5 Tetori. |
Republika Dominikane | 30 Qershori. |
Shën Luçia | 4-11 Tetor - (Java e Mësuesit). |
Shtetet e Bashkuara | Java e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars). |
Serbia | 5 Tetori. |
Singapuri | E premtja e parë e shtatorit. |
Sllovakia | 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit. |
Somalia | 21 Nëntori. |
Sudani Jugor | 1 Dhjetori. |
Sri Lanka | 6 Tetori. |
Spanja | 27 Nëntori. |
Siria | 18 Marsi. |
Taivani | 28 Shtatori. |
Tailanda | 16 Janari. |
Tunizia | 28 Shkurti. |
Turqia | 24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit. |
Ukraina | E diela e parë e tetorit. |
Uruguaji | 22 Shtatori. |
Uzbekistani | 1 Tetori. |
Vietnam | 20 Nëntori. |
Venezuela | 15 Janari. |
Xhamajka | 6 Maji. |
Zelanda e Re | 29 Tetori. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.