Besart Berisha
futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Besart Berisha (lindur më 29 korrik, 1985) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si sulmues. Aktualisht ai ndihmës-trajner i Prishtinës në Superligën e Kosovës.
Remove ads
Berisha e nisi karrierën e tij në ligat e ulëta të Gjermanisë me Tennis Borussia Berlin. Në vitin 2004, ai u transferua te Hamburger SV. Pas kalimit atje, Berisha i shpenzoi dy sezonet e ardhshme në huazim te AaB dhe Horsens në Superligën Daneze. Pas u rikthye për një periudhë të shkurtër te Hamburger, ku luajti disa ndeshje me ekipin e parë, Berisha u transferua te Burnley në EFL Championship. Ai nuk mundi dot të bëhej pjesë e ekipit të parë, duke u huazuar te Rosenborgu në Norvegji dhe sërisht te Horsens. Në verën e vitit 2010, Berisha firmosi me Arminia Bielefeld me të cilën luajti një sezon në ligën e dytë gjermane.
Në vitin 2011, Berisha u transferua në Australi te Brisbane Roar, duke fituar Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i A-League si dhe titullin kampion në sezonin e parë. Dy vite më pas, ai e udhëhoqi ekipin drejtë një tjetër titulli kampion, duke shënuar sërisht në finale. Në janar 2014, Berisha u transferua te Melbourne Victory, duke vazhduar karrierën e tij të suksesshme në Australi. Ai fitoi dy kampionate të tjera dhe një kupë, si dhe fitoi Këpucën e Artë të dytë në sezonin 2016–17. Në vitin 2017, Berisha kaloi Shane Smeltz si golashënuesi më i mirë në historinë e A-League si dhe u bë lojtari i parë që shënon 100 gola në këtë kompeticion.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Japoni te Sanfrecce Hiroshima, Berisha u rikthye sërisht në Australi në vitin 2019, duke u transferuar te Western United. Pas dy sezoneve në klub, gjatë së cilës ai shënoi 26 gola, Berisha u rikthye në vendlindje për të mbyllur karrierën me Prishtinën.
Berisha ishte pjesë e kombëtares shqiptare nga viti 2006 e deri në 2009, duke luajtur 17 ndeshje dhe shënuar një gol. Pas transferimit në Australi, Berisha nuk u bë më i disponueshëm për ekipin kombëtar për shkak të distancës së largët. Në vitin 2017, ai u bë pjesë e Kosovës, duke luajtur vetëm një ndeshje zyrtare.
Remove ads
Biografia
Besart Berisha ka lindur në Kosovë por, si fëmijë është detyruar t'i ikë luftës dhe vendoset në Gjermani. Atje, prej vitit 1994 deri në vitin 2004 Berisha luan me ekipet e të rinjëve në klubet Berliner VB49, BFC Dynamo, TSV Lichtenberg dhe Tennis Borussia Berlin. Në vitin 2004 ai fillon karrierën e tij profesioniste kur nënshkruan për klubin Hamburger SV të Hamburgut. Mirëpo, për shkak të problemeve me lejeqëndim në Gjermani ai i huazohet po atë vit te dy klube të elitës daneze të futbollit, Aalborg Boldspilklub dhe AC Horsens, ku kaloi me sukses dy sezona. Gjatë verës së vitit 2006 ai kthehet në Gjermani dhe nënshkruan kontratë të re katërvjeçare me Hamburger SV.
Remove ads
UEFA Champions League
Më 6 dhjetor të vitit 2006 Besart Berisha hyn në histori si shqiptari i parë që ka shënuar goal në UEFA Champions League kur njëherit shënon edhe golin e tij të parë për Hamburger SV në ndeshjen kundër CSKA Moskva në Hamburg të Gjermanisë.
Kombëtarja
Më 11 tetor të vitit 2006 Besart Berisha debuton në kombëtaren shqiptare të futbollit në Amsterdam ArenA kundër Holandës. Ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren shqiptare më 25 maj të vitit 2007 në ndeshjen miqësore kundër Anglisë B në stadiumin Turf Moor të Burnley, Angli, ku tregoi një formë impresive dhe u shall lojëtari i ndeshjes.[1]
Lidhje të jashtme
- Besart Berisha Faqja zyrëtare
- Besart Berisha Arkivuar 25 janar 2007 tek Wayback Machine HSV.de (anglisht)
- Besart Berisha UEFA.com (anglisht)
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads