Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lion Gashi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ludwig van Beethoven (sqt. Ludvig van Bethovën) u pagëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ishte kompozitor i Epokës Klasike Gjermane. Ai ndryshe u quajt si "gjeniu i vogël" sepse mund të luante në piano pa e shikuar fare partition.
Nuk ka datë të saktë të ditëlindjes së tij por dihet se është pagëzuar me 17 dhjetor. Emri "Beethoven" rrjedh nga shekulli XVII në Holandë. Fjala holandeze “beet” do të thotë bahçe. Fjala tjetër “hoven” do të thotë kopsht, jo vetëm toka, por edhe ndërtesa në të. Disa nga kërkuesit për prejardhjen e tij, e cekin “Betuwe”-n si një vend ku kohë më parë një familje Gjermane kishte gjetur “një livadh të mirë”, ku fjala “bet” që do të thotë “më mirë” në holandisht është përdorur për ta përshkruar atë vend. Sidoqoftë, përdorimi i fjalës “van” që do të thotë “nga”, tregon se ky emër i referohet atij “livadhit të mirë” dhe që më vonë është shndërruar në “beetgarden”. Në shekullin XVI dhe XVII, ky vend është quajtur gjithashtu edhe si Piethoff, Betthoff dhe Biethof.
Beethoven-i filloi hapat e parë të muzikës nën përkujdesjen edukative të babait të tij. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7 vjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant, mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni si Mozartin në moshën e tij fëmijërore.
Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Beethoven-i shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.
Më 1787, Beethoven-i udhëtoi në Vienë duke shpresuar se mund të studiojë me Mozartin. Disa thonë se ai interpretoi para Mozartit dhe i ka lënë përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se nuk është e vërtetë. Por pas 2 javësh në Vienë, ai merr vesh se e ëma është e sëmurë, kështu që detyrohet të kthehet në Bonn. Pas një kohe, nëna e tij vdes dhe babai i tij thellohet edhe më tepër në alkoolizëm. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon 5 vjetët e ardhshme në Bonn.
Më vonë, më 1792 ai u kthye përsëri në Vienë. Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano. Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdn-it ai arriti aq shumë sa që vendosi të ndjekë edhe orë mësimi për violinë.
Paraqitja e tij e parë publike në Vienë ndodhi në vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano. Gjatë karrierës së tij, Beethoven-i më shumë i kushtoi rëndësi pianos solo, simfonive e më vonë edhe zhanreve të tjera.Kjo ishte sa i përket këtyre viteve
Rreth vitit 1801 Beethoven filloi te humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1869.
Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në Vienë në 1792. Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut.
Me shkuarjen e Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni pritej që të shkonte në shtëpi, por ai qëndroi në Vienë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Edhe pse bursës së tij i kishte kaluar afati, shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare.
Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vienës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrieres së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është "Pathétique". Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë te ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetvrasje. Ai la Vienen për nje qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që të luante vetë vepren e tij Piano Concerto Nr.5 ‘Emperor’ ai nuk luajti më asnjëherë para publikut.
Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “Nuk jam i kënaqur me punën time deri tani, duhet të ndjek një rrugë të re”. Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” në E flat e cila ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra prapseprapë ishte e suksesshme. Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga 3 deri ne 8 gjithashtu sonatat Waldstein dhe Appassionata si dhe operen Fidelio dhe shume kompozime te tjera. Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si nje ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës.
Ne vitet e fundit te jetës se tij ai filloi te studionte veprat e Bachut dhe Hendelit se dhe shkroi Simfoninë e tij të Nëntë, ndoshta vepren më të mirë të tij.
Në vitin 1811 Betoveni Ka ngrene nje tave kosi.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.