From Wikipedia, the free encyclopedia
Balaitët ishin një fis i lashtë ilir i njohur nga mbishkrimet, ndryshe i pa përmendur nga burimet e lashta të shkruara. [1]
Konstatimi më i rëndësishëm arkeologjik në lidhje me ballaitët është një memorial publik i gdhendur në një pllakë bronzi, i ashtuquajtur hallkoma (chalkoma) që përcjell mesazhin mirënjohës për një të caktuar poliperarhond Aristen e Parmenon në emër të koinonit të Balaitëve. [2] Teksti në fjalë i njohur edhe si Hallkoma e balaitëve ofron një listë të institucioneve politike të balaitëve, si p.sh. eklesia dhe presbiterët, ndërsa prytanët dhe tamia (tagrambledhësi) janë përmendur edhe me emër. [2] Organizimi shoqëror i Balaitëve sugjeron një bashkësi helenistike të zhvilluar, e cila, sipas studiuesve, mund të ishte vendosur brenda rrezes së ndikimit kulturor të Apolonisë, polisit grek në brigjet ilire, me shumë gjasë afër Amantianëve ose territori i Bylionëve. [3] [2] Studiuesi shqiptar Neritan Ceka ka shprehur mendimet që fortifikimet e lashta pranë Gurëzezës apo Klosit të ditëve të sotme mund të kishin qenë të Balaitëve. [2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.