From Wikipedia, the free encyclopedia
Koinon (greqishtja e lashtë: Κοινόν, sh. Κοινά, Koina) që do të thotë "i zakonshëm", në kuptimin e "publikut", kishte interpretime të shumta, disa shoqërore, disa qeveritare. [1] Fjala kishte kuptimin e barabartë ose të përafërt me latinishten res publica, "gjë publike". Ndër përdorimet bashkëkohore më të përafërta janë fjalët "Komunë" dhe/ose" Commonwealth ".
Edhe tek Ilirët është dëshmuar ekzistenca e koinoneve dhe organizimeve tjera të ngjashme, si p.sh. Koinoni i Bylinëve, Ballaitëve, Mollosëve, etj. Kishte gjithashtu edhe një organizim të ngjashëm, i përqendruar në Spartë dhe zotërimet e saj të vjetra nën sundimin romak, një Koinon i Maqedonasve, gjithashtu nën sundimin romak. Në historinë moderne, gjatë Luftës Greke për Pavarësi, një vetëqeverisje lokale e quajtur Koinon u vendos në ishujt Hidhra, Speces dhe Psara.
Në veprat historike është e shpeshtë në kuptim i "ligës" ose "federatës" një organizim i qyteteve-shteteve të dallueshme në një simpolitet. Si qeveri e një lige (lidhjeje), koinon përmbante funksione të tilla si mbrojtja, diplomacia, ekonomia dhe praktikat fetare midis shteteve anëtare të saj. [2] Shprehja u përcoll edhe në organizime të tjera politike në mesjetën dhe historinë moderne greke.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.