Zoran Zaev
politikan nga Maqedonia / From Wikipedia, the free encyclopedia
Zoran Zaev (i lindur më 8 Tetor 1974) është një ekonomist dhe politikan maqedonas që shërbeu si kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga maji 2017 deri në janar 2020, dhe përsëri nga gushti 2020 deri në janar 2022.[1][2]
Zoran Zaev | |
---|---|
Зоран Заев | |
Kryeministri i 8-të i Maqedonisë së Veriut | |
Në detyrë 30 Gusht 2020 – 16 Janar 2022 | |
Presidenti | Stevo Pendarovski |
Paraprirë nga | Oliver Spasovski |
Pasuar nga | Dimitar Kovaçevski |
Në detyrë 31 Maj 2017 – 3 Janar 2020 | |
Presidenti | Gjorge Ivanov Stevo Pendarovski |
Paraprirë nga | Emil Dimitriev |
Pasuar nga | Oliver Spasovski |
Lideri i Opozitës | |
Në detyrë 2 Qershor 2013 – 31 Maj 2017 | |
Paraprirë nga | Branko Crvenkovski |
Pasuar nga | Nikola Gruevski |
Kryetar i Komunës së Strumicës | |
Në detyrë 22 Mars 2005 – 22 Dhjetor 2016 | |
Paraprirë nga | Kiril Janev |
Pasuar nga | Kostadin Kostadinov |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 8 Tetor 1974 Strumicë, RS e Maqedonisë, Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut) |
Nënshtetësia | Maqedonas |
Partia politike | Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) |
Bashkëshortja/et | Zorica Zaeva |
Shkollimi | Universiteti Kirili dhe Metodi në Shkup |
Para se të hynte në politikë, ai drejtonte një biznes privat në qytetin e tij të lindjes, Strumicë. Në periudhën 2003–2005 ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë, e më pas kandidoi për kryetar të Komunës së Strumicës, pozitë të cilën e mbajti për tre mandate, nga viti 2005 deri në vitin 2016. Pas dorëheqjes së Branko Cërvenkovskit nga udhëheqja e partisë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e qendrës së majtë në vitin 2013, Zaev u emërua kreu i ri i partisë.
Zaev pësoi disfatë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pas së cilës ai akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe vendosi që partia e tij të veprojë si opozitë joparlamentare. Në vitin 2015, ai publikoi biseda telefonike të siguruara në mënyrë të paligjshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë që përmbanin indicie për krim të organizuar. Në të njëjtin vit, ai nënshkroi Marrëveshjen e Përzhinos, e cila parashikonte një qeveri teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Pas zgjedhjeve të parakohshme në 2016, partia e Zaev formoi një shumicë parlamentare me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, si dhe koalicionin e qeverisë së tyre u zgjodh në maj 2017. Si kryeministër, ai ka mbrojtur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian .
Ai nënshkroi marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë për emrin e vendit, që çoi në protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Zoran Zaev është një nga nismëtarët e Mini Zonës Shengen, një zonë ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synon të garantojë "katër liri". Zaev u pajtua me partinë kryesore opozitare VMRO-DPMNE për zgjedhje të parakohshme për shkak të ngecjes së bisedimeve me BE-në dhe dha dorëheqjen në janar 2020, por pas zgjedhjeve, ai filloi mandatin e tij të dytë si kryetar i qeverisë. Zaev zyrtarisht dha dorëheqjen përsëri pas zgjedhjeve lokale në tetor 2021 dhe u pasua nga Dimitar Kovaçevski në janar 2022.