Branko Cërvenkovski (maqedonisht: Бранко Црвенковски Branko Crvenkovski – i lindur më 12 Tetor 1962) është një politikan maqedonas i cili shërbeu si Kryeministër i Maqedonisë nga 1992 në 1998 dhe përsëri nga 2002 në 2004 si Presidenti i Tretë i Republikës së Maqedonisë nga 2004 në 2009. Ai ishte gjithashtu udhëheqës i Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë.

Fakte të shpejta Presidenti i 3-të i Republikës së Maqedonisë, Paraprirë nga ...
Branko Cërvenkovski
Бранко Црвенковски
Thumb
Presidenti i 3-të i Republikës së Maqedonisë
Në detyrë
12 Maj 2004  12 Maj 2009
Paraprirë ngaBoris Trajkovski
Pasuar ngaGjorge Ivanov
Kryeministri i 2-të i Republikës së Maqedonisë
Në detyrë
1 Nëntor 2002  12 Maj 2004
Paraprirë ngaLjubço Georgievski
Pasuar ngaRadmilla Shekerinska
Të dhëna vetjake
U lind më12 Tetor 1962
Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Jugosllavi
Partia politikeBashkimi Social Demokrat
Bashkëshortja/etJasna Crvenkovska
ArsimimiUniversiteti Kirili dhe Metodi
Mbylle

Cërvenkovski lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina, atëherë pjesë e Jugosllavisë.

Në 1986 ai fitoi një diplomë bachelor në Shkencë Kompjuterike dhe Automatizim nga Shkolla e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Ss. Cirili dhe Metodi në Shkup.

Ai u zgjodh anëtar i Asamblesë së Republikës Socialiste të Maqedonisë në zgjedhjet e para shumëpartiake në Jugosllavi në 1990 pasi shërbeu për disa vjet si shef i departamentit në kompaninë Semos në Shkup. Një ish-komunist, Cërvenkovski ka qenë në krye të Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë që nga Prilli 1991.

Branko Cërvenkovski u zgjodh President i Maqedonisë më 28 prill 2004, në raundin e dytë të zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pas vdekjes së ish-Presidentit maqedonas Boris Trajkovski në një aksident me aeroplan më 26 shkurt 2004.

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.