![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/09/Zlatan_Ibrahimovi%25C4%2587_June_2018.jpg/640px-Zlatan_Ibrahimovi%25C4%2587_June_2018.jpg&w=640&q=50)
Zlatan Ibrahimović
futbollist suedez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Zlatan Ibrahimović (Suedisht: [ˈslaːtan ɪbraˈhiːmɔvɪtɕ], Boshnjakisht: [zlǎtan ibraxǐːmoʋit͡ɕ]; lindur më 3 tetor 1981) është një ish-futbollist profesionist suedez i cili luante si sulmues. Ibrahimović konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.[3] Ai është një nga lojtarët më të dekoruar në histori, duke fituar 34 trofe në karrierë.[4] Ai ka shënuar më shumë se 520 gola në karrierë me klubet dhe me kombëtaren.[5]
Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer. Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.
![]() Ibrahimović në vitin 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Zlatan Ibrahimović[1] | ||
Datëlindja | (1981-10-03) 3 tetor 1981 (42 vjeç) | ||
Vendlindja | Malmö, Suedi | ||
Gjatësia | 1.95 m (6 ft 5 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1989–1991 | Malmö BI | ||
1991–1995 | FBK Balkan | ||
1995–1999 | Malmö | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2001 | Malmö | 40 | (16) |
2001–2004 | Ajax | 74 | (35) |
2004–2006 | Juventus | 70 | (23) |
2006–2009 | Internazionale | 88 | (57) |
2009–2011 | Barcelona | 29 | (16) |
2010–2011 | → Milan (huazim) | 29 | (14) |
2011–2012 | Milan | 32 | (28) |
2012–2016 | Paris Saint-Germain | 122 | (113) |
2016–2018 | Manchester United | 33 | (17) |
2018–2019 | LA Galaxy | 58 | (53) |
2020–2023 | Milan | 64 | (34) |
Gjithsej | 637 | (405) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1999 | Suedia U18 | 4 | (1) |
2001 | Suedia U21 | 7 | (6) |
2001–2023 | Suedia | 122 | (62) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ibrahimović filloi karrierën e tij te Malmö FF në fund të viteve 1990', ku performancat e tij pozitive bënë që ai të kalonte te Ajaxi. Te Ajaxi, ai fitoi famë si një nga sulmuesit e rinj më premtues në Evropë, kurse dy vite më vonë kaloi në Itali te Juventus. Ibrahimović shkëlqeu në Serie A, duke formuar një dyshe të suksesshme sulmi me David Trezeguet, para se të kalonte te klubi rival Inter në vitin 2006, ku ai u përfshi në UEFA Ekipin e Vitit në vitet 2007 dhe 2009. Përveç kësaj, ai fitoi çmimin Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i sezonit 2008–09 si dhe fitoi tre Scudetto rresht. Në verën e vitit 2009, ai u kaloi te Barcelona, duke u bërë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e fundit, para se të rikthehej në Itali një sezon më pas, këtë herë për të luajtur me Milanin; ky transferim e bëri atë një nga lojtarët më të paguar të botës. Ai fitoi një tjetër Scudetto në sezonin 2010–11, para se të bashkohej me Paris Saint-Germain në korrik 2012. Gjatë katër sezoneve në Francë, Ibrahimović fitoi katër tituj rresht të Ligue 1, tre Kupa të Ligës, dy Kupa të Francës dhe ishte golashënuesi më i mirë i Ligue 1 për tre sezone. Ai u emërua në X1 më të mirë të botës nga FIFA në vitin 2013. Në tetor 2015, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ai e mbylli epokën e tij te PSG me 156 gola në 180 ndeshje zyrtare. Pas një qëndrimi të shkurtër te Manchester United, ku ai fitoi UEFA Ligën e Evropës dhe dy kupa vendore, Ibrahimović kaloi në Shba ku firmosi me LA Galaxy në vitin 2018 dhe iu bashkua Milanit në vitin 2020, duke fituar titullin e tij të pestë në Serie A në 2022.
Ibrahimović është një nga dhjetë lojtarët që ka zhvilluar 100 ose më shumë paraqitje për kombëtaren suedeze, në një karrierë 15 vjeçare. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 54 gola. Ai ka përfaqsuar Suedinë në edicionet 2002 dhe 2006 të Kupës së Botës dhe në edicionet 2004, 2008, 2012 dhe 2016 të Kampionatit Evropian. Ai ka fituar Guldbollen (Topi i Artë), një çmim i dhënë lojtarit suedez më të mirë, plot 11 herë, përfshirë 10 herë rresht në vitet 2007–2016, duke vendosur një rekord absolut.[6]
Stili i tij i lojës dhe golat akrobatik janë krahasuar me ato të legjendës holandeze Marco van Basten, duke bërë që Ibrahimović të konsiderohet si një nga finalizuesit më të mirë dhe një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.[3][7][8][9] Goli i tij spektakolar me rrofeshatë për Suedinë kundër Anglisë bëri që ai të fitonte Çmimi FIFA Puskás për golin më të bukur për vitin 2013.[10] Në dhjetor 2013, ai u rendit nga The Guardian si lojtari i tretë më i mirë i botës.[11] Në dhjetor 2014, gazeta suedeze Dagens Nyheter e shpalli atë si sportistin e dytë më të mirë suedez të të gjitha kohërave, pas Björn Borg.[12]