AFC Ajax
From Wikipedia, the free encyclopedia
Amsterdamsche Football Club Ajax (Danisht: [ˈaːjɑks]), njohur zakonisht si AFC Ajax ose Ajax Amsterdam, është një klub profesionist hollandez me seli në Amsterdam. Historikisht Ajax (i vendosën këtë emër nga heroi legjendar grek) është një nga klubet më të suksesshme në Hollandë, duke pasur 33 tituj Eredivizie dhe 18 Kupa KNVB. Sëbashku me PSV Eindhoven dhe Feyenoord, Ajax është një nga "Tre të mëdhenjtë" që kanë dominuar futbollin hollandez. Tre të mëdhenjtë janë gjithashtu klubet e vetme që nuk kanë rënë kurrë nga Eredivizie.
Emri i plotë | Amsterdamsche Football Club Ajax | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | de Godenzonen, de Joden, I Lancieri | ||
Themeluar | 18 mars 1900; 124 vite më parë (1900-03-18) | ||
Stadiumi | Amsterdam ArenA | ||
Kapaciteti | 52,342 vende | ||
Pronari | Hennie Henrichs | ||
Trajneri | John van 't Schip | ||
Liga | Eredivisie | ||
2022–23 | 3 | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
| |||
Ajax është historikisht një nga klubet më të suksesshme në Europë; sipas IFFHS, Ajax është klubi i shtatë më i sukesshëm në Europë i shekullit të 20të.[1] Ajax është një nga pesë klubet e vetme që ka arritur të mbrojë në mënyrë të suksesshme Kupën Europiane duke e fituar dy herë rresht, më sezonet 1971–72 dhe 1972–1973. Në vitin 1972, ata kompletuan tripletën duke fituar Eredivisien, Kupën KNVB, dhe Kupën Europiane. Trofetë e fundit ndërkombëtarë të Ajax janë Kupa Ndërkontinentale 1995 dhe Liga e Kampioneve 1995, ku ata mposhtën klubin italian Milan në finale; ata u mposhtën në finalen e Ligës së Kampioneve 1996 nga Juventus me penallti.