UEFA Liga e Kampionëve
From Wikipedia, the free encyclopedia
UEFA Liga e Kampionëve (anglisht: UEFA Champions League) është një garë e përvitshme futbollistike që organizohet nga UEFA, ku konkurojnë klubet elitare të ligave evropiane. Është një nga turnet më prestigjoze të botës së futbollit dhe kompeticioni më prestigjoz i futbollit evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve (dhe për disa shtete, edhe vendet e dyta ose më poshtë). Finalja e Ligës së Kampioneve është ngjarja sporvite më e ndjekur në të gjithë botën. Finalja e sezonit 2012–13 kishte shikueshmërinë më të lartë në televizione me rreth 360 milion shikues.[1]
Themeluar | 1955; 69 vite më parë (1955) (riemëruar në 1992) |
---|---|
Rajoni | Evropë (UEFA) |
Numri i skuadrave | 32 (faza e grupeve) 79, 80 ose 81 (gjithsej) |
Kampioni aktual | Real Madrid (titulli i 15të) |
Skuadra më e suksesshme | Real Madrid (15 tituj) |
Transmetuesit televizivë | Lista e transmetuesve |
Uebfaqja | uefa.com |
UEFA Liga e Kampionëve 2023–24 |
Prezantuar në 1992, kompeticioni zëvëndësoi Kupën Evropiane e cila luhej që nga viti 1955, duke shtuar kompedicionit një fazë grupesh dhe duke lejuar pjesmarrje të shumfishta nga shtete të tjera.[2] Kompedicioni i para 1992-shit ishte një turnament me eliminim direkt që luhej vetëm midis klubeve kampione të ligave të çdo shteti. Gjatë viteve 1990, turnamenti u zgjerua duke u bërë me fazë grupesh midis ekipeve kampione dhe vëndeve të dyta të çdo shteti. Vetëm ligat e shteteve më të forta mund të kenë deri në pesë pjesmarrës në kompedicion, kurse shtetet e tjera vetëm nga një.[2] Klubet që renditen më poshtë në ligat e çdo shteti por që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, janë të disponueshëm për të luajtur në UEFA Ligën e Europës, kompedicioni i dytë për nga rëndësia.
Në formatin aktual, kompedicioni fillon në fund të qershorit me katër raunde kualifikuese eliminatore dhe një raund play-off. Gjashtë ekipet e mbetuar hyjnë në fazën e grupeve duke u bashkar me 26 ekipet e tjera të kualifikuara që në fillim. 32 ekipet e kualifikua ndahen në tetë grupe me katër ekipe secila dhe luajë gjashtë ndeshje midis tyre. Tetë fituesit e grupeve dhe vendët e dyta kualifikohen për në fazën me eliminim direkt që arrin kulmin me ndeshjen finale në maj.[3] Fituesi i Ligës së Kampioneve kualifikohet për në Superkupën e UEFA-s dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.
Real Madrid është klubi më i suksesshëm i kompeticionit me 15 trofe të fituar, përshirë pesë edicionet e para. Klubet spanjolle e kanë fituar më shumë herë kompedicionin (18 herë) të ndjekur nga Anglia dhe Italia (12 herë secila). Anglia, me pesë klube, është shteti që ka më shumë klube që e kanë fituar këtë kompeticion. Liga e Kampioneve është fituar nga 22 klube, 12 prej të cilave e kanë fituar më shumë se një herë.[4] Real Madridi është kampioni në fuqi duke siguruar titullin e 15të në histori pasi mposhti ekipin gjerman Borussia Dortmund 2–0 në finalen e 2024tës.