David Trezeguet
futbollist francez / From Wikipedia, the free encyclopedia
David Sergio Trezeguet (Frëngjisht: [david sɛʁʒjo tʁezəɡɛ]; lindur më 15 tetor 1977) është një ish futbollist profesionist francez i cili luante si sulmues.
Trezeguet në vitin 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Sergio Trezeguet[1] | ||
Datëlindja | (1977-10-15) 15 tetor 1977 (46 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Rouen, Francë | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1985–1994 | Platense | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1994–1995 | Platense | 5 | (0) |
1995–2000 | Monaco | 93 | (52) |
2000–2010 | Juventus | 245 | (138) |
2010–2011 | Hércules | 31 | (12) |
2011 | Baniyas | 3 | (0) |
2012–2013 | River Plate | 35 | (16) |
2013–2014 | Newell's Old Boys | 24 | (7) |
2014 | Pune City | 9 | (2) |
Gjithsej | 445 | (227) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1998–2008 | Franca | 71 | (34) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Trezeguet e nisi karrierën e tij në Argjentinë me Platensen në moshën tetë vjeç, duke kaluar nga akademia e të rinjëve në ekipin e parë, me të cilën debutoi në vitin 1994 në Primera División. Pas një sezoni, ai u transferua në Ligue 1 te AS Monaco, ku ai formoi një sulm me shokun e skuadrës në kombëtare Thierry Henry, duke fituar kampionatin në sezonin 1996–97. Ai u largua nga klubi në vitin 2000, duke shënuar 52 gola në 93 ndeshje në Ligue 1; ai gjithsej fitoi dy kampionate dhe Trophée des champions në vitin 1997. Në vitin 2000, Trezeguet firmosi me Juventusin në Serie A për 20 milion £. Në sezonin 2001–02, ai fitoi çmimin Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i kampionatit, e cila u fitua nga Juventusi; Trezeguet gjithashtu shënoi tetë gola në dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve me Juventusin që arriti në fazën e dytë të turnamentit. Pavarësisht se vuajti me dëmtimet në sezonin e ardhshëm, ai fitoi një tjetër kampionat me klubin, si dhe shënoi katër gola në dhjetë ndeshje në Ligën e Kampioneve, ku Juventus arriti në finale; ekipi u mposht 3–2 me penallti nga Milani, me Trezeguet i cili gaboi në gjuajtjen e tij. Trezeguet shënoi 138 gola në 245 paraqitje në kampionat për Juventusin, duke u bërë shënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit.[3] Në vitet e fundit të karrierës, ai luajti me ekipe në Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinë dhe Indi.
Në nivel ndërkombëtar, Trezeguet shënoi 34 gola në 71 ndeshje me kombëtaren franceze nga viti 1998 e deri në vitin 2008. Ai gjithashtu luajti për Francën në nivelet nën-18, -20 dhe -21.[4][5] Trezeguet ka përfaqsuar Francën në Kupën e Botës 1998, Euro 2000 (ku në finale shënoi një gol të artë kundër Italisë), Kupën e Botës 2002, Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006 (ku ai humbi penalltinë e tij në humbjen nga gjuajtjet e penalltive ndaj Italisë në finale). Në vitin 2004, ai u përzgjodh në listën FIFA 100 si një nga "125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë".[6]