From Wikipedia, the free encyclopedia
Zhegër është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.
Zhegër | |
---|---|
Fshat | |
{{{postal_code_type}}} | 60520 |
Targat | 06 |
Vendbanimi i Zhegrës është i vendosur rrëzë Maleve të Karadakut. Dikur pran rrugës që lidhte Gjilanin me Kumanovën, e cila është në hapje e sipër. Zhegra ka formë të zgjatur (3.7 km), përgjatë Lumit të Karadakut. Zhegra shtrihet në pjesën juglindore të Kosovës, në trekëndëshin ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Ka kushte të mira për bujqësi dhe blegtori. Pozita e përshtatshme gjeografike i mundëson një qasje të mirë me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit. Zonat Kadastrale brenda bashkësisë lokale në Zhegër janë: Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Selisht, Kurexhaj dhe Terziaj.
Zhegra, për herë të parë si vendbanim përmendet në kartën e mbretit Millutin 1314-1316 kur i dorëzohet manastirit të Graçanicës, më pas në kartën e konteshës Milica me djemtë e vet, më 1393, me rastin e caktimit të mezhdave të fshatit Livoç, në librin e Mikel Lluakrit, vitet 30 të shek. XV si Segra, ndërsa në defterin osman të Vilajetit Vëllk, më 1455, përmendet si Zhipa, që sipas vendbanimeve për rreth, siç konstaton edhe studiuesi Sherafedin Kadriu, del të jetë Zhegra . [1] Zhegrën e sotshme e gjejmë në të njejtit defter kadastral, si Zhipa, edhe në vitin 1477 dhe 1487. Në defterin kadastral të Kazasë së Novobërdës, të vitit 1498, përmenden dy vendbanime: Dolna Zhegra dhe Gorna Zhegra. Edhe në defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë, 1566-74, gjithashtu përmenden dy Zhegra. Në hartën austriake 1689 e gjejmë me emrin Segra. Në regjistrin e manastirit të Deviçit më 1772 përmenden banorët e Zhegrës, si dhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës (1893, 1896 dhe 1900). Zhegra ka qenë e banueshme edhe në kohën e antikitetit e këtë e dëshmon kalaja (toponim dhe gërmadha) që duket se ishte e tipit të kalave vrojtuese, sikundër është Kalaja e Resulës në Pidiç, që u përket kalave të ndërtuara nga Justiniani I. Vendësit flasin edhe për një vendbanim të vjetër në vendin e quajtur Vermnica që ndodhet afër Kalasë, gjurmët e të cilit vendbanim ende nuk janë shlyer tërësisht.
Numri i banorëve nëpër vite në Zhegër:
Viti: | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Numri i banorëve | 2,181 | 2,468 | 2,741 | 3,138 | 3,929 | 4,683 | 3,327 |
Në numrin e popullsisë nga viti 1948 deri 1991, janë të përfshira edhe fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Selisht dhe Terziaj. Numri i popullsisë në vitin 2011 përfshinë vetëm vendbanimin e Zhegrës. Gjithashtu, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 nuk është përfshirë diaspora.
Sikurse në pjesët tjera të Kosovës, Zhegra për momentin ballafaqohet me papunësi te lartë. Të punësuarit kryesisht janë ne sektorin privat si marketet, restorantet, ndërmarrjet ndërtimore, ndërmarrje shërbyese etj. Një numër i popullsisë janë te punësuar edhe në sektorin publik si arsim, shëndetësi, administratë etj. Sektori shtëpiak individual punëson një numër të konsiderueshëm të banorëve në kryesisht që merren me bujqësi e blegtori. Mbi 1000 persona jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme dhe në mënyrë direkte apo indirekte zbusin problemet ekonomike të qytetarëve. Vlen të theksohet se të Hënave, një here ne javë, në Zhegër funksionon edhe tregu i gjelbër dhe tregu i kafshëve.
Zhegra ka objektin e shkollës fillore ku mësojnë afër 1.000 nxënës të shkollimit fillor dhe rreth 200 nxënës të shkollimit të mesëm. Shkolla e parë laike daton që nga viti 1924 ku mësimi zhvillohej në gjuhen serbo-kroate, ndersa mësimi në shqip daton që nga viti 1945.
Shtëpia e Kulturës ndodhet në qendër te fshatit. Aty zhvillohen të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Biblioteka është e vendosur në objektin e shkollës fillore. Në Zhegër, gjatë ditëve të para të Majit mbahet Manifestimi tradicional kulturor "Ditët e Agimit".
Zhegra ka edhe klubin sportiv te Hendbollit KH Zhegra, që garon në Superligën e meshkujve të Kosovës dhe klubin sportiv të Futbollit KF Katana që garon në Ligën Agim Ramadani në Gjilan.
Zhegra është një vendbanim i cili përmendet qysh nga koha e romakeve. Mali përball kishës serbe përmendet si vendi i kalasë e cila ishte ndërtuar ne kohen e romakeve. Gjithnjë sipas gojëdhënave ne Zhegër apo afër ka qene një miniere. Ne shekullin e XIX kodrat dhe vendbanimi ka qene i mbuluar me drunje dhe vegjetacion te dendur. Shkolla e pare eshte hapur ne vitin, 1924, ne gjuhen serbe, kurse, ne vitin, 1945 hapet shkolla edhe për mësimet ne gjuhen shqipe. Ne Zhegër kane jetuar shqiptaret dhe serbet, këta te fundit janë zhvendosur nga Zhegra, ne vitin '99, për arsye sepse shumica e tyre janë involvuar ne luftën e fundit, ne mënyra te ndryshme duke e kriminalizuar vetveten.
Gjilani me rrethinë (duke e përfshirë edhe Zhegrën) përgjatë sundimit Osman i ka takuar Sanxhakut të Nishit , si njësi më e madhe territoriale. Më vonë, duke mos u treguar funksionale, pushteti turk ka formuar njësi më të vogla të njohura si kazatë. Kazaja e Gjilanit ka përfshirë territoret e tanishme që janë Kamenica, Gjilani dhe Vitia.
Në vitin 1912, me dëbimin e forcave turke nga territori i sotëm i Kosovës, serbët vendosin pushtetin e tyre, mirëpo vetëm për një kohë të shkurtër sepse bullgaret menjëherë e pushtojnë pjesën me te madhe te Kosovës dhe vendosin pushtetin e vet deri ne vitin 1915. Sipas te dhënave, gjate kësaj kohe, Zhegra përherë ka qene qendër prej nga janë administruar vendbanimet e Karadakut me rrethinë.
Ne vitin 1919 formohet shteti Serb-Kroat-Slloven, formohet Jugosllavia e Versajit. Si njësi me te mëdha territoriale formohen banovinat, që përbëheshin nga komunat si njësi më te vogla territoriale. Banovina e Vardarit ka përfshirë edhe komunën e Shurdhanit por qe kishte qendrën në Zhegër. Kjo ka zgjatë deri me 4 prill 1941 kur vendbanimet e Komunës se Zhegrës dhe disa pjese tjera te Kosovës fillojnë të administrohen nga forcat Bullgare. Edhe gjatë kësaj periudhe Zhegra ka qenë një qendër administrative.
Prej vitit 1944 Zhegra përsëri vazhdon te jete një qendër administrative (komunë) qe ushtron pushtetin ne territorin e komunës se mëparshme në të cilën kane bërë pjesë fshatrat e Karadakut nga Stançiqi deri në brigjet e lumit Morava e Binçes.
Me 1947 komunës së Zhegrës i shkëputen disa fshatra dhe i bashkëngjiten komunës së Preshevës (Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci).
Përfundimisht, në vitin 1959 komuna e Zhegrës shuhet dhe i bashkohet komunës se Gjilanit ku edhe vazhdon të jetë pjesë e kësaj të fundit deri ne ditët e sotme.
Në vitin 2005 u formua Iniciativa Qytetare për rithemelimin e Komunës së Zhegrës. Fushata e saj e avokimit me qëllim të rithemelimit të Komunës së Zhegrës po vazhdon ende.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.