Xhovani Bokaço
Prozator, poet dhe kritik letrar italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaço) (1313– 21 dhjetor 1375)[1] qe një shkrimtar dhe poet italian, mik i Petrarkës, dhe eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes. Shkroi një numër të rëndësishëm veprash, ku përfshihet Dekameronin dhe De mulieribus claris. Shkroi në italishten popullore dhe veçohet për dialogjet realiste të cilat ndryshonin nga ata të shkrimtarëve mesjetar, të cilët zakonisht ndiqnin modele skematike për karakteret dhe subjektin.
I njohur si il Certaldese[2], Giovanni Boccaccio qe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIV[3]: i cili me Dekameronin e tij, që u përkthye menjëherë në shumë gjuhë, u bë i njohur dhe vlerësuar në nivel europian (dhe botëror më pas)[4], aq sa, për shembull, ndikoi edhe letërsinë angleze, me Geoffrey Chaucer-in.
Disa studiues[5] (mes të cilëve Vittore Branca) e konsiderojnë si prozatorin më të madh europian që ka pasur një rol dominues në panoramën letrare të shekullit të XIV. Shkrimtar poliedrik dhe i zhdërvjellët, zotërues i një eksperimentalizmi të aftë të përfshinte tendenca dhe gjini të ndryshme letrare, duke i ngjizur në vepra origjinale, si dhe një nga pararendësit e humanizmit të nisur nga mësuesi dhe miku i tij, Françesko Petrarka, duke i vendosur bazat në Firence.
Së bashku me Petrarkën dhe Danten, bën pjesë në të ashtuquajturat «tre kurora» dhe, në shekullin e XVI, Pietro Bembo e konsideroi Boccaccio-n si modelin e përsosur të prozatorit[6]. Boccaccio qe një promotor i rëndësishëm i figurës dhe veprës së Dantes, duke kopjuar dorëshkrime të Komedisë Hyjnore, pikërisht nga ai të emërtuar hyjnore duke nisur kritikën dhe filologjinë danteske. Në shekullin e XX Boccaccio qe objek studimi kritiko-filologjik nga Vittore Branca dhe Giuseppe Billanovich dhe Dekameroni i tij, u kthye në film nga regjizori dhe shkrimtari Pier Paolo Pasolini.