Pier Paolo Pasolini
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pier Paolo Pasolini (Bologna, 5 mars 1922 - Lido di Ostia, 2 nëntor 1975[1]) ka qenë poet, shkrimtar, regjizor, skenarist, dramaturg dhe gazetar italian. I çmuar si njëri prej artistëve e intelektualëve më të mëdhenj të shek. XX. Kulturalisht i zhdërvjelltë[2], u shqua për kontributin e tij në disa lëminj, si piktor, romancier, gjuhëtar, përkthyes dhe eseist, jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe atë friuliane.
Pier Paolo Pasolini | |
---|---|
![]() | |
U lind në | 5 Mars 1922 Bologna, Mbretëria e Italisë |
Vdiq | 2 Nëntor 1975 (53 vjeç) Ostia, Romë, Itali |
Profesioni | Regjisor filmi, shkrimtar, poet, filolog, intelektual, gazetar, filozof |
Vepra të shquara | Filma: Akatone (film) Arabian Nights The Gospel According to St. Matthew Teorema Salò, or the 120 Days of Sodom Literaturë: Ragazzi di vita Una vita violenta |
Vrojtues i vëmendshëm i ndryshimeve në shoqërinë italiane të pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve '70, por edhe figurë kontroverse, ndollnin shpeshherë polemika të forta dhe debate të ndezura për radikalitetin e gjykimeve të tija, tejet kritike ndaj zakoneve borgjeze dhe ndaj të porsalindurës shoqëri të konsumit, po ashtu edhe ndaj Gjashtëdhjetetetës dhe protagonistëve të vet. Homoseksualiteti i tij i hapur ka qenë në qendër të personit të tij publik[3]. Pasolini mund të quhet një poet i mallkuar.