monument kulturor në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Gjin Aleksit ose Xhamia e Rusanit (Turqisht: Kinaleksi Mescidi) është një xhami e shekujve 16-17, monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.
Xhamia e Gjin Aleksit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Rusan, Delvinë, Vlorë, Shqipëri |
Koordinatat | 39.951778°N 20.076361°E |
Organi drejtues | DRKK VLORË |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 6, 15/01/1963 68/7, 30/05/1970 |
Nr. i referencës | DL035 |
Tipologjia | Xhami e tipit sallë me kupolë |
Udhëpërshkruesi i famshëm osman, Evlija Çelebiu, e përmend gjatë vizitës së tij në Delvinë rreth vitit 1670,[1] «xhaminë e mëhallës "Gjin Aleks" plot me vreshta dhe kopshtije». E cilësuar si kompleks funerar me një shatërvan monumental, gjasat janë që të ketë qenë pikë pelegrinazhi dhe dijeje, por pllaka e gjendur sugjeron gjithashtu ndërlidhje me praktikat dhe përshpirtshmërinë e tarikateve - mbase të atij halveti në veçanti.[2]
Xhamia me një kube, minarja dhe hajati i saj shtrihen mbi një tarracë të vogël kodrinore, e rrethuar prej katër tyrbeve lehtësisht të ndryshme nga përmasat. Faqja e murit për nga kibla ka një mihrab shijehollë të zbukuruar me mukarna. Një galeri e sipërme prej druri, e mbështetur mbi një diafragmë muri guri, i paraprin hollit ku falet namazi - me sipërfaqe 8 me 8 metra.
Kubeja e tërë ngrihet mbi një bazë oktagonale, pak mbi të cilin shtrihet një brez rrethor ku është shkruar surja el Fet'h. Sipas të dhënave që ofron, mbishkrimeve të zbuluara rishtazi dhe përmbajtjen e zgjedhur të tyre, stilin e hollë të ndërtimit dhe cilësinë e mirë të ustallëkut, si dhe stili i hajatit ndihmon të vlerësohet se holli i faljes mund të jetë ndërtuar çerekun e fundit të shekullit 16, ndërsa hajati - i ngjashëm me xhami boshnjake si ajo në Prusac - jep të mendohet se është ndërtuar çerekun e parë të shekullit 17.[2] Në mure ka kamare të vogla ku lihen enë prej balte, që mendohet se përmirësojnë akustikën.[3]
Ky monument kulture është i llojit "Arkitekturë", dhe mori statusin në vitin 1963.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.