Xabi Alonso
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xabier "Xabi" Alonso Olano (lindur më 25 nëntor 1981) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luajti mesfushor.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Xabier Alonso Olano[1] | ||
Datëlindja | (1981-11-25) 25 nëntor 1981 (42 vjeç) | ||
Vendlindja | Tolosa, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Antiguoko | |||
Real Sociedad | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2000 | Real Sociedad B | 39 | (2) |
1999–2004 | Real Sociedad | 114 | (9) |
2000–2001 | → Eibar (huazim) | 14 | (0) |
2004–2009 | Liverpool | 143 | (15) |
2009–2014 | Real Madrid | 158 | (4) |
2014–2017 | Bayern München | 79 | (5) |
Gjithsej | 547 | (35) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Spanja U18 | 1 | (0) |
2002–2003 | Spanja U21 | 9 | (0) |
2003–2014 | Spanja | 114 | (16) |
2001–2012 | Shteti Bask | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Alonso filloi karrierën e tij me Real Sociedad, skuadra e shtëpisë së tij në Gipuzkoa. Pasi u huazua për një kohë të shkurtër tek Eibar, ai u rikthyue tek Real Sociedad ku u bë edhe kapiten nga trajneri John Toshack. Alonso ishte i suksesshëm në rolin e tij, duke e çuar ekipin në vendin e dytë në sezonin 2002–03. Ai u transferua tek Liverpooli në gusht 2004 për 10.5 milion £. Ai fitoi UEFA Ligën e Kampioneve që në sezonin e parë me klubin, duke shënuar edhe golin e barazimit në finale. Në sezonin tjetër, ai fitoi FA Cup dhe FA Community Shield.
Alonso u transferua tek Real Madrid në fillim të sezonit 2009–10 për 30 milion £. Pasi fitoi disa trofe si kampionatin në vitin 2012 dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2014 gjatë pesë sezoneve në Madrid, ai u ble nga klubi gjerman Bayern Munich në një marrëveshje dy-vjeçare. Kontrata u zgjat edhe me një vit, me Alonson që më pas u pensionua në verën e vitit 2017, më moshën 35 vjeçare, duke fituar Bundesligën në tre sezonet e luajtura me klubin.
Ai bëri debutimin e tij me Spanjën në prill 2003 në fitoren 4–0 kundër Ekuadorit. Gjatë kohës me ekipin, Alonso ka fituar Euro 2008, Euro 2012 dhe Kupën e Botës 2010, dhe gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006. Më 23 qershor 2012, Alonso luajti ndeshjen e tij të 100të me kombëtaren në çerek-finalen e Euro 2012 kundër Francës; ai e festoi këtë arritje duke shënuar të dy golat e ndeshjes që dërguan ekipin më tej në turnament. Pas eliminimit të shpejtë të Spanjës në Kupën e Botës 2014, Alonso u pensionua nga futbolli ndërkombëtarë. Me 114 ndeshje, ai renditet i shtati në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtare.