![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/Winx_%2528logo%2529.svg/langsq-640px-Winx_%2528logo%2529.svg.png&w=640&q=50)
Winx Club
serial i animuar italiano-amerikan / From Wikipedia, the free encyclopedia
Winx Club (shqip: Klubi Uinks ose Klubi Winx, njohur në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut si Winks) është një serial i animuar i bashkëprodhuar nga Rainbow S.p.A. dhe Nickelodeon. Krijuesi dhe regjisori i tij është animuesi italian Iginio Straffi. Seriali vendoset në një univers magjik ku jetojnë zanat, shtrigat, dhe krijesa të ndryshme mitologjike. Personazhi kryesor është një luftëtare zanë me emrin Bloom (Blum), duke marrë mësim në Kolegjin Alfea për t'i ushtruar dhe përmirësuar aftësitë e veta. Rrëfimi i serialit shpaloset me çdo episod. Ai u transmetua për herë të parë në Itali më 28 janar 2004, duke korrur sukses të jashtëzakonshëm atje dhe në rrjetet e Nickelodeon-it ndërkombëtarisht.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Winx Club | |
---|---|
![]() | |
I njohur si | Winks (sezoni 5, dublimi Alsat) |
Gjinia | Fantazi Aventurë Dramë Aksion |
Krijuar nga | Iginio Straffi |
Regjia nga | Iginio Straffi |
Luajnë | Letizia Ciampa Perla Liberatori Ilaria Latini Gemma Donati Domitilla D'Amico Laura Lenghi Debora Magnaghi |
Kompozitorët | Michele Bettali Stefano Carrara Fabrizio Castania Maurizio D'Aniello |
Shteti | Itali |
Gjuha në prodhimin origjinal | Italisht |
Nr. i sezoneve | 8 |
Nr. i episodeve | 208 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor | Joanne Lee Alfred R. Kahn Norman J. Grossfield Tom Kenny |
Kohëzgjatja | 23-24 minuta nga 26 episode për sezon |
Kompania e prodhimit | Rainbow S.p.A. |
Transmetimi | |
Programi origjinal | Kanalet RAI (Itali) Nickelodeon (ndërkombëtarisht)
Kosovë:
|
Formati i pikturës | 480i: SDTV (Sezoni 1–4) 1080i: HDTV (Sezoni 5–) |
Transmetimi i parë | 28 janar 2004 |
Lidhje të jashtme | |
Winx Club | |
Rainbow Spa |
Iginio Straffi e konceptoi prej fillimit serialin që të ketë tre sezona. Ai vendosi ta vazhdojë rrëfimin për një sezon të katërt në 2009. Rreth asaj periudhe, popullariteti i Winx Club-it ia tërhoqi vëmendjen kompanisë mediale Viacom, pronari i Nickelodeon-it. Viacom bleu 30% të studios që e prodhon serialin, Rainbow SpA,[1] dhe Nickelodeon filloi prodhimin e një seriali të ringjallur. Prodhimi i sezonave të pestë, gjashtë, dhe të shtatë u nda mes Rainbow-it dhe Nickelodeon Animation Studio. Për ta tërhequr një publik amerikan, Viacom e mblodhi një ekip aktorësh nga Nickelodeon (duke përfshirë Elizabeth Gillies dhe Ariana Grande, të mirënjohur për rolin e tyre në Victorious), investuan 100 milionë dollarë amerikanë për reklamimin e serialit, dhe e ngulitën atë në ekskluzivitetin mediatik të Nicktoons.[2]