Ungjilli
libra mbi jetën dhe mësimet e Jezusit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ungjilli (nga greqishtja ευαγγελιον evangelion - lajm i mirë, arabisht: إنجيل Inxhil) është në krishterim shpallja e lajmit të mirë të ardhjes së mbretërisë së Perëndisë nga Jezusi, të dashurisë, dhe të veprimtarisë shpëtuese të tij si edhe përmbledhja e katër librave të Besëlidhjes së Re të apostujve të Krishtit, Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Në të gjendet vepra, mësimet, dhe shumë informacione mbi Jezusin.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Shprehja "ungjill" u përdor nga Shën Pali, ndoshta përpara mbruajtjes dhe shkrimit të ungjijve kanonikë të Besëlidhjes së Re. Ai u kujton njerëzve besimtarë në Korint "për ungjillin që ua parathashë unë", nëpërmjet të cilit Pali pohoi, se ata do të shëlboheshin, duke theksuar shfaqjen e Krishtit pas Ringjalljes.
- «...sepse Krishti vdiq për mëkatet tona sipas shkrimeve; Dhe se ai u varros; dhe se ai u ngrit përsëri ditën e tretë sipas shkrimit; Dhe se ai iu shfaq Kefas; pastaj të Dymbëdhjetë (apostujve): Pas kësaj, ai iu shfaq pesëqind vëllezërve njëherazi: një pjesë e madhe e tyre e mori këtë dhuratë, por disa kanë rënë në gjumë. Pas kësaj ai iu shfaq Jakovit, pastaj të gjithë apostujve. Të fundit, ai mu shfaq edhe mua, si një i lindur përtej kohës së tij.»
Përdorimi më i hershëm i ruajtur i fjalës "ungjill" (apo barasvlerësi evangelion) për të shënuar një lloj të veçantë shkrimesh daton në qindvjeçarin e dytë. Shën Justini (rr. 155) në apologjinë 1, 66 të tij shkruan: "... apostujt, në kujtimet e mbledhura prej tyre, të cilat quhen ungjij".