![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Corcovado_statue01_2005-03-14.jpg/640px-Corcovado_statue01_2005-03-14.jpg&w=640&q=50)
Krishti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Krishti (nga greq. Χριστὸς - Hristos = i vajisuri) është titulli që iu dha Jezusit si mesia. Fjala keqkuptohet shpesh si mbiemri i Jezusit për shkak të përmendjeve të shumta Jezus Krishti në Bibël. Ndjekësit e Krishtit u bënë të njohur si të krishterë sepse ata besonin që Jezusi ishte Krishti, ose Mesia, profetizuar në Tanak (Besëlidhjen e Vjetër). Shumica e judenjve nuk e pranojnë këtë besim dhe janë ende duke pritur ardhjen e Krishtit (Mesisë), ndërsa shumë të krishterë tani presin Ardhjen e Dytë të tij në të cilën mendohet që ai do të përmbushë profecitë e mbetura mesianike.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Corcovado_statue01_2005-03-14.jpg/640px-Corcovado_statue01_2005-03-14.jpg)
Fusha e teologjisë së krishterë që merret me studimin e njohjes, jetës, mësimeve dhe veprave të Jezusit quhet Kristologji.