![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b9/Tymfiwestface.jpg/640px-Tymfiwestface.jpg&w=640&q=50)
Timfi
mal / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tymfi ose Tymphe, Timfi, gjithashtu Tymfi (greqisht: Τύμφη, [ˈtimfi]) është një mal në pjesën veriore të vargmalit Pinde, në Greqinë veriperëndimore. Është pjesë e njësisë rajonale të Janinës dhe shtrihet në rajonin e Zagorisë, vetëm disa metra në jug të paraleles me 40°. Tymfi formon një masiv me majën më të lartë, Gamila, me 2,497 metra.
Fakte të shpejta Tymfi, Pika më e lartë ...
Tymfi | |
---|---|
Τύμφη | |
![]() Pamje e pjesës perëndimore të Malit Tymfi gjatë verës. | |
Pika më e lartë | |
Ngritja | 2,497 m (8,192 ft)[1] |
Prominenca | 1,266 m (4,154 ft)[2] |
Koordinatat | 39°58′54″N 20°48′54″E |
Gjeografia | |
Vendodhja | Rajoni administrativ i Janinës, Epir, Greqi |
Vargmali | Pindet |
Harta topografike | Shërbimi ushtarak gjeografik grek Tsepelovo; Anávasi Topo 50 Pindus Zagori |
Gjeologjia | |
Mosha shkëmbore | Paleoceni-Eoceni |
Lloji i malit | Male të vjetra |
Ngjitja | |
Ngjitja e parë | nuk dihet; ngjitja e parë e regjistruar: 1956 |
Rruga e zakonshme | ecje |
Mbylle
Masivi i Tymfit përfshin, në pjesën e tij jugore Grykën e Vikos, ndërsa ata të dy bëjnë pjesë në Parkun Kombëtar Vikos–Aoos, i cili pranon mbi 100,000 vizitorë në vit.[3] Ish bashkia me të njëjtin emër i detyrohej malit. Ajo i dha emrin gjithashtu tokës antike të njohur si Tymphaea dhe Tymphaeans, një prej fiseve në Epirin e Lashtë .