The Star-Spangled Banner
himni nacional i SHBA-së / From Wikipedia, the free encyclopedia
"The Star-Spangled Banner" është himni kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vargjet e himnit burojnë nga poezia "Mbrojtja e Fort M'Henry",[1] e shkruar në 13 shtator 1814 nga 35-vjeçari Francis Scott Key, pasi dëshmoi bombardimin e Fort McHenry nga anijet e Marinës Mbretërore Britanike gjatë Luftës së 1812-ës. Francis Key u frymëzua nga një flamur i madh amerikan, i cili valëvitej triumfalisht mbi Fort McHenry gjatë fitores Amerikane.
"The Star-Spangled Banner" u adoptua si himni zyrtar i Marinës Amerikane në 1889 dhe Presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson vendosi që ky himn do të përdorej për ceremoni zyrtare në 1916, por ai u konfirmua si himni kombëtar amerikan nga një Rezolutë e Kongresit më 3 Mars 1931, e cila u miratua nga Presidenti Herbert Hoover.