Tempulli Kashi Vishvanatha
Tempulli më i shenjtë i Varanasit, qytetit më të shenjtë hindu / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tempulli Kashi Vishvanatha në Varanasi është një nga tempujt më të adhuruar të Shivës, i njohur edhe si Tempulli i Artë.[1] Ai është një tempull i famshëm hindu, një nga 12 tempujt e shenjtë jyotirlinga, që përmendet gjerësisht në literaturën puranike. Në gjuhën vendore quhet "Kashi Vishvanatha Mandir", ku pjesa "Kashi", i reforohet emrit tjetër të qytetit, "Vishvanatha" do të thotë "sunduesi i universit", ndërsa "mandir" është fjala për një vend adhurimi hindu.[2] Tempulli ka qenë shkatërruar dhe rindërtuar mjaft herë përgjatë historisë së tij. Xhamia Gyanvapi, që është pranë tempullit, është ndërtuar në vendin origjinal të tempullit.[3] Tempulli Vishveshvara gjendet në një kompleks tempullor bashkë me disa faltore të tjera dytësore dhe Pusin Jnana Vapi, i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.13 hektarësh në koordinatat 25°18.637′N 83°00.594′E.
Tempulli Kashi Vishvanatha | |
---|---|
Emrat amëtar marathi: काशी विश्वनाथ मंदिरcode: mar promoted to code: mr sanskritisht: काशी विश्वनाथ मंदिर bengalisht: কাশী বিশ্বনাথ মন্দির | |
Tempulli i Artë, Tempulli Vishveshvara | |
Lloji | tempull hindu |
Etimologjia | Tempulli i Sunduesit të Gjithësisë |
Vendndodhja | Vishvanatha Gali, Varanasi, Uttar Pradesh |
Qyteti më i afërt | Varanasi |
Koordinatat | 25°18′38.79″N 83°0′38.21″E |
Sipërfaqja | 0.13 ha |
Lartësia | 15.5 m |
Themeluar më | shekulli VI |
Ndërtuar | shek. XI |
Ndërtuar për | Chandradeva |
Shkatërruar | 1669 |
Rindërtuar | 1780 |
Riparuar nga | Ahilabai Holkar |
Stili arkitekturor | Arkitektura e tempujve hindu |
Organi drejtues | Sri Kashi Vishwanath Mandir Nyas Parishad |
Pronar | Qeveria e Uttar Pradeshit |
Webfaqja | http://www.shrikashivishwanath.org/ |