Kulle e vendosur mbi tempujt hindu From Wikipedia, the free encyclopedia
Shikhara është një fjalë sanskrite që fjalë për fjalë do të thotë "majë mali", duke iu referuar kullës së lartë në Arkitekturën e tempujve hindu të Indisë Veriore.[1] Shikhara mbi Garbhagriha kur qëndron hyjnia kryesore është më e rëndësishmja dhe e dukshmja e Tempujve Hindu të Indisë Veriore.[2][3] Në Indinë Jugore e barasvlefshmja e termit "shikhara" është "Vimana". Këto nuk duhen ngatërruar me kullat e stërholluara të portikëve të tempujve të Indisë Jugore, të quajtura "gopuramë", që ndoshta janë veçoria më e shquar e atyre tempujve.
Midis mjaft stileve të shikharave që mund të shihen në arkitekturën e tempujve hindu, tre më të zakonshmit janë:[2]
Në çdo stil shikhara/vimana, struktura përfundon me një "Kalasha", ose ena e shenjtë prej tunxhi, në majën e saj. Në stilin vesara, kubeja priret të jetë e dekoruar në mënyrë më të pasur dhe shfaqet nga Sukanasa ose muret e jashte të skalitur në mënyrë të pasur, trajtuar horizontalisht të tempullit.
Fillimisht, shikharat ishin homogjene, por me kalimin e kohës, u vendosën shikhara dytësore (ndonjëherë të quajtura urushringa), më të vogla dhe më të ngushta në faqet e shikharas kryesore: ato janë shikhara heterogjene.[5] Ndonjëherë ekzistojnë edhe disa shikhara tretësore pranë fundit të faqeve ose këndeve. Një nga shembujt më të shquar të shikharave heterogjene mund të shihen në Tempullin Kandariya Mahadeva në Khajuraho.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.