Telegram (program kompjuterik)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Telegram, njohur edhe si Telegram Messenger, është një aplikacion komunikimi në pajisje mobile dhe kompjuter për shkëmbimin e shpejtë të mesazheve elektronike, i cili fokusohet në privatësinë e përdoruesve. Ai është program multiplatformor, që do te thotë që funksionon në platforma të tilla si Android, iOS, Windows Phone dhe sistemet desktop Windows, OS X dhe Linux. Përdoruesit në Telegram mund të shkëmbejnë mesazhe të enkriptuara nga të dy anët (end-to-end encryption), si dhe mund te shkembejne mesazhe, video dhe foto të çdo lloji, deri në 1.5GB.
Pamje nga ekrani i kompjuterit | |
Zhvillues | Telegram Messenger LLP |
---|---|
Versioni i parë | gusht 2013 (2013-08) |
Statusi i zhvillimit | Aktiv |
Sistemi operativ | Android, Apple, Windows Phone, MS Windows, Linux, OS X |
Gjuhët e mundshme | Anglisht, Arabisht, Spanjisht, Gjermanisht, Italisht, Koreane, Portugalisht |
Përdoret për | Mesazhe të shpejta |
Licenca | GPL v2 (Klient), Burim i mbyllur (server) |
Alexa rank | 5,885[1] |
Faqja zyrtare | www |
Telegram është themeluar nga një organizatë gjermane jofitimprurëse mbështetur nga sipërmarrësi dhe filantropisti Pavel Durov. Platforma ka hapur si burim-kodin saj, ndërsa kodi i serverit është aktualisht në pronësi të themeluesve. Programi është gjithashtu në dispozicion të zhvilluesve të pavarur, të cilët mund të përdorin API-në e Telegram-it për nevojat e tyre.