Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Që në vitin 1985 lancohet versioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për komjuterët për përdorim personal. Në vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të kompjuterëve personal në duart e veta. Krijimi i një sistemi operativ nga Microsofti (versioni i parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple. Në atë kohë në kompjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën.
Autor | Microsoft Corporation |
---|---|
Zhvillues | Microsoft Corporation |
Gjuhët e mundshme | Multi gjuhë |
Përdoret për | Sistem operativ |
Licenca | MS-EULA |
Faqja zyrtare | Microsoft Windows |
Kronologji Gjatë këtyre viteve dolën versione të ndryshme të Windowsit nga koncerni Microsoft. Këto versione mund të ndahen në:
- Këto verzione kan GUI të kufizuar, grafikë kjo mbi bazën e MS-DOS-it. Me MS-DOS përdoruesi ka të drejtat dhe shërbimet esenciale, si qasje te hard disk dhe tastatura.
- Windows 1.0 (1985)
- Windows 2.0 (1987)
- Windows 3.0 (1990) ishte relativisht i shpejtë, mbështeste edhe VGA-video kartën, përmbante edhe një lloj multitasking dhe arriti të kishte një limit 1 MB-memorje për DOS. Gjithashtu ishte verzioni i parë i Windowsit që tregonte 'ekrani blu' që dukej në ekran si pasojë e gabimve të pariparueshme. Ky sistem operativ gati njëkohësisht u zgjërua me Word dhe Excel.
- Deri te dalja në përdorim e verzioneve Windows 3.1/3.11 (1992) pothuajse të gjithë punëtorët e Microsoftit punonin edhe vetë me sistemin operativ Xenix, një verzion i përpunuar i Microsoftit i marrë nga AT&T Unix.
- Windows for Workgroups 3.11 (1993) përmbante një lehtësi të madhe për netwerk. Me këtë sistem operativ lidhjet mes PC-ve në një "netwerk" të përbashkët ishin thjeshtësuar fare.
- Këto sisteme hibride kishin një lidhje të fortë mes sistemit operativ dhe grafikës. Këto verzione të Windowsit kishin edhe më tutje nevojë për MS-DOS , për “detyra” të caktuara, mirëpo kjo nuk vërehej nga përdoruesi. Ja disa shembuj:
- Windows 95, katër verzione:
- Windows 98, dy verzione:
- Windows Me në vitin 2000 (versioni 4.90.3000 MSDOS 8.0)
Të gjitha këta sisteme operative kan emrin e përbashkët Windows 9x.
- Me lancimin e Windows 95 në vitin 1995, për të cilin mund të thuhet se është një zgjerim i MS-DOS në treg u bë e qartë që Microsofti do të merr primatin dhe nuk do të kishte konkurrent tjetër t denjë sa i përket kompjuterëve personl (PC).I vetmi konkurrent i vërtetë i Windows 95 OS/2 nuk ishte në gjendje të përdorte programet e Windows 95 –shit dhe humbi në popullaritet dhe u bë gati i padëshiruar. Përderisa për DOS sistemet operative kishte ende konkurrent si për shembull Novell, DR-DOS dhe PC-DOS-i i IBM-it
- Me Windows 98 (1998) Microsofti intergron në sistemin operativ edhe web shfletuesin Internet Explorer.
Tanimë për shkak të konkurrencës jolojale Microsoft është dënuar, nga gjykata të ndryshme, disa herë.
- Këto sisteme janë projektuar qysh nga baza si sisteme për përdorim profesional me disponueshmërinë e lartë dhe kanë plotësisht të integruar grafikën. Ato nuk përmbajnë shumë nga gjeneratat e mëparshme. Ja disa shembuj:
- Windows NT 3.1 (27 korrik 1993, i quajtur '3.1' sepse me daljen e tij Windows 3.1-erdhi një “epokë e re”)
- Windows NT 3.5 (1994)
- Windows NT 3.51 (1995)
- Windows NT 4.0 (1996)
- Windows 2000 (Windows NT 5.0) (2000)
- Windows XP (Windows NT 5.1, edhe 64 bit) (2001)
- Windows XP Media Center Edition (2003)
- Windows Server 2003 (Windows NT 5.2)
- Windows XP Media Center 2005 (2005)
- Windows Fundamentals for Legacy PCs (2006)
- Windows Vista (Windows NT 6.0) (2006/2007, edhe 64 bit)
- Windows Home Server (2007)
- Windows Server 2008 (2008)
- Windows 7 (2009, edhe 64 bit)
- Windows 8 (2012)
- Windows 10 (2015)
- Në vitin2001, Microsoft solliWindows XP një kombinim ky i sistemeve operative të besueshme, por të kufizuara që kanë për qëllim bizneset (Windows NT, 2000), me versionet e Windowsave të cilët kishin hardware mbështetje e të cilët ishin të dedikuar për konsumatorët (95, 98, ME). Fillimi e suksesshëm u shoqërua me protesta në media të ndryshme kundër integrimit të aktivizimit të produktit dhe Privacy sigurisë së intimitetit.
- Më 30 nëntor, 2006 doli Windows Vista për kompanitë në Shtetet e Bashkuara. Versioni për kosumatorë është publikuar më 30 janar, 2007 në dyqane.
Ka tre versione të Windowsit 64-bit mbështetje. I pari është një 64-bit version i Windowsit NT 4.0 për DEC Alpha. I dyti është një variant i Intel Itanium-it me IA-64 "pako udhëzim" të vendosur, dhe i fundit është "64-bit extended" verzion për x86-64 "pako udhëzim". Procesorët e zgjeruar (extended-procesor) 64 bit të bërë nga AMD, përkatësisht Athlon 64 dhe Opteron. Këta procesor përdorin AMD64 një "pako udhëzim" të vendosur, i njohur edhe si x86-64. Të gjithë AMD procesorët që dolën nga Athlon 64 përdorin këtë pako udhëzim. Athlon 64 X2, Sempron dhe të gë pasardhësit e Barcelona, i përdorin këto "pako udhëzime". Intel përdor të njëjtën metodë në 64-bit zgjerim në Pentium 4 (6-serik) procesorët, por Intel këtë e quan x86-64 verzioni EM64T. Edhe procesorët e gjeneratave të reja Xeon procesorët për server mund të përdorin këtë opcion. Të gjithë procesorët që nga Intel Pentium 4 janë gjithashtu duke përdorur këtë teknologji.Procesori i vetëm 64-bit për Windows i cili ka mbështetje për Windows burimorë (native) në këtë kohë është Itanium Intel 2.
- Qysh nga Windows 2000, Windows XP, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008 janë në dispozicion edhe 64-bit verzionet për procesorë x86.
Aktualisht 64-bit versionet e procesorëve janë në zhvillim e sipër.
Windows 7 doli më 22 tetor, 2009..
- Pocket PC është një version për PDA pa aftësitë e komunikimit të gjerë. Ky është një zgjerim i Windows CE.
- Windows Mobile është një version për PDA dhe pajisje të tjera portative të tilla si telefona mobil me aftësitë e komunikimit të gjerë. Windows Mobile është bazuar të Windows CE.
- Windows Phone 7 ka një sistem të ri operativ për Smartphone-t..
- Windows XP Embedded është një version për sisteme te integruara.
- Windows CE është një version për sisteme te integruara me mbështetje për lloje të ndryshme procesorësh.
- Windows Mobile 6 është një version për sisteme te integruara.
Microsoft njoftoi WinHEC se Windows Server 2008 do të jetë Windowsi i fundit 32-bit për server. Pas Windows 2008 kompania do të kaloj plotësisht në verzionet 64 bit për server. Verzioni i ardhshëm i Windows desktop i njohur si Windows 8 do të jetë vetëm në 64 bit.
Një numër i produkteve, duke përfshirë edhe Exchange Server 2007 dhe Microsoft Office Groove Server tani më janë vetëm në verzionin 64-bit.
Pavarësisht nga emrat të gjitha versionet e Windowsit, kanë gjithashtu një numër:
- Versioni 1.00: Microsoft Windows 1983
- Versioni 1.xx: Microsoft Windows 1.x
- Versioni 2.xx: Microsoft Windows 2.x
- Versioni 3.00: Microsoft Windows 3.0
- Versioni 3.10: Microsoft Windows 3.1
- Versioni 3.11: Microsoft Windows 3.11 For Workgroups
- Versioni 3.20: Microsoft Windows 3.2 (Verzion Kinez i Windows 3.10)
- Versioni 4.00: Microsoft Windows 95
- Versioni 4.10: Microsoft Windows 98
- Verzioni 4.90: Microsoft Windows Me
Të bazuar në NT:
- Versioni 3.10: Microsoft Windows NT 3.1
- Versioni 3.50: Microsoft Windows NT 3.5
- Versioni 3.51: Microsoft Windows NT 3.51
- Versioni 4.00: Microsoft Windows NT 4.0
- Versioni 5.00: Microsoft Windows 2000
- Versioni 5.10: Microsoft Windows XP & Windows Fundamentals for Legacy PCs
- Versioni 5.20: Microsoft Windows XP, Windows Server 2003 & Home Server (I bazuar në Windows Server 2003 pasi që doli Vista)
- Versioni 6.00: Microsoft Windows Vista & Server 2008
- Versioni 6.10: Microsoft Windows 7 (Windows 7 është verzion 6.10, por quhet 7) & Windows Server 2008 R2
- Versioni 6.20: Microsoft Windows 8
- Versioni 7.00: Microsoft Windows 10
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.