Teknologjia e informacionit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Informimi Teknologjik është aplikimi i kompjuterëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit për të ruajtur, marrë, transmetuar dhe manipuluar të dhënat [1], shpesh në kontekstin e një biznesi apo ndërmarrje tjetër [2]. IT konsiderohet si nëngrup i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Në vitin 2012, Zuppo propozoi një hierarki të TIK ku secili nivel hierarkik "përmban një shkallë të bashkësisë në atë që ato janë të lidhura me teknologjinë që lehtëson transferimin e informacionit dhe llojet të ndryshme të komunikimit të ndërmjetësuar elektronikisht" [3]. Biznes/IT ishte një nivel i hierarkisë TIK.
Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.Teknologjia e informacionit është teper e rëndësishme ne zhvillimin e biznesit. [4]