From Wikipedia, the free encyclopedia
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ose (TIK) (anglisht: Information and communications technology) është përdorur shpesh si një sinonim i zgjeruar ose si një term ombrellë për teknologjinë e informacionit (TI), por është një term më specifike (p.sh. më i gjerë në fushëveprim) që thekson rolin e komunikimit të unifikuar [1], dhe integrimin e telekomunikacionit (linjat telefonike dhe sinjalet wireless), kompjuterët gjithashtu si softuerë të nevojshëm të sipërmarrjes, middleware, depo (magazinimi), dhe sistemet audio-vizuale, të cilat mundësojnë përdoruesve për qasje, ruajtje, transmetim, dhe manipulim të informacionit [2].
Fraza "teknologjia e informimit dhe komunikimit" (information and communication technology) është përdorur nga kërkuesit akademikë që nga vitet 1980 [3], dhe shkurtimi TIK (ICT) u bë i famshëm pasi është përdorur në një raport të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar nga Dennis Stevenson në vitin 1997 [4], dhe në Kurrikulumin Kombëtar të rishikuar për Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, në vitin 2000.
Së fundi është vlerësuar se janë shpenzuar $3,5 trilion dollarë në IT në të gjithë botën, dhe aktualisht ka rritje 6% për çdo vit – duke u dyfishuar çdo 15 vite. Buxheti i qeverisë federale të SHBA-së në IT për vitin 2014 ka qënë afëersisht $82 bilion dollarë[5].
Mesatarja e buxhetit të IT ka ndarje si në vijim:[6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.