![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fb/Flag_of_Eswatini.svg/langsq-640px-Flag_of_Eswatini.svg.png&w=640&q=50)
Suazilandi
From Wikipedia, the free encyclopedia
26.30°S 31.30°E / -26.30; 31.30
Umbuso weSwatini
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: Nkulunkulu Mnikati wetibusiso temaSwati "O Zot, Dhuruesi i Bekimeve të Suazit" | |||||
Kryeqyteti | Mbabane (ekzekutiv) Lobamba (legjislativë) | ||||
Gjuhët zyrtare | Suatisht Anglisht | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia absolute unitare | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 1,160,164[1] | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC+2 (SAST) = .sz | ||||
|
Esuatini (Suatisht: eSwatini) zyrtarisht Mbretëria e Eswatini ose ndryshe Suazilandi (para se të riemërohet më 2018)[2][3] është një shtet pa dalje në det në pjesën lindore të Afrikës Jugore që zë një sipërfaqe prej 17 364 km 2 e në të cilën jetojnë diçka 1,160,164 banorë. Kufizohet me Mozambikun në verilindje dhe Afrikën e Jugut në veri, perëndim dhe jug.
Popullsia përbëhet kryesisht nga etnikë të suazi (Swasi). Suazët krijuan mbretërinë e tyre në mesin e shekullit të 18-të nën udhëheqjen e Ngwane III. Vendi dhe suazët i marrin emrat e tyre nga Mswati II në shekullin e 19-të. Pas Luftës së Dytë Boer, mbretëria, nën emrin Suaziland, ishte një protektorat britanik nga viti 1903 deri sa fitoi pavarësinë e saj më 6 shtator 1968.[4] Në prill 2018, emri zyrtar u ndryshua nga Mbretëria e Suazilandit në Mbretëria e Esuatinit, duke pasqyruar emri që përdoret zakonisht në Suazi.[3][5][6]