Stupa Dhamek
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stupa Dhamek (e shkruar gjithashtu edhe Dhamekh dhe Dhamekha, e rrjedhur nga versioni sanskritisht Stupa Dharmarajika, që mund të përkthehet si Stupa e mbretërisë së Dharmas) është një stupë e vendosur në Sarnath, 13 km larg nga Varanasi në shtetin indian të Uttar Pradeshit.[1] Stupat e kanë origjinën nga tumat para-budiste, në të cilat asketikët varroseshin në një pozicion të ulur,[2] të quajtura chaitya.[3] Pas Parinirvanas së Budës, mbetjet e tij u kremuan dhe hiri u nda dhe u varros nën tetë tuma me dy tuma të tjera që mbanin urnën dhe thëngjijtë. Pak dihet rreth këtyre stupave të hershme, veçanërisht pasi nuk ka qenë e mundur të identifikoheshin dhjetë monumentet origjinale. Gjithësesi, disa stupa të mëvonshme, si ajo e Sarnathit dhe Sanchit, duket se janë zbukurime të tumave të mëparshme.[4] Stupa Dhamek u ndërtua në vitin 500 të e.s.[5] për të zëvendësuar një strukturë të mëparshme të porositur nga mbreti i madh Maurjan, Ashoka në vitin 249 p.e.s., bashkë me mjaft monumente të tjera, për të përkujtuar veprimtaritë e Budës në këtë vend. Stupat u krijuan si tuma rrethore të rrethuara nga gurë të mëdhenj. Mbreti Ashoka ndërtoi stupa për të vendosur pjesët e vogla të kalcifikuara të kockave dhe relikeve të tjera të Budës dhe dishepujve të tij.[6] Një kolonë e Ashokës me një edikt të gdhendur në të qëndron pranë sitit. Ky është vendi më i rëndësishëm për tu vizituar në Varanasi. Çdokush që planifikon të vizitoi Varanasin, do të kaloi me siguri edhe aty.
Stupa Dhamek | |
---|---|
धामेक स्तूप | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | stupë |
Qyteti | Sarnathi |
Shteti | Indi |
Koordinatat | 25.3808°N 83.0245°E |
Lartësia | 43.6 |
Përfundimi | viti 500 i e.s. |
Lartësia | 43.6 |
Dimensions | |
Diameter | 28 |
Stupa Dhamek thuhet se shënon vendin (Rishipattana që mund të përkthehet si "ku Rishi mbërriti") ku Buda dha predikimin e tij të parë për pesë dishepujt e tij pasi arriti ndriçimin,[7][8] "duke treguar Rrugën e Tetëfishtë që të çon te Nirvana".[9] Në mjaft burime të lashta siti i predikimit të parë është përmendur se ka qenë në një "Mriga-dayaa-vanam″ ose rezervat kafshësh. (Në sanskritisht mriga përdoret në kuptimin e kafshëve të gjahut, ku më i zakonshmi është dreri). Përkrahja e fundit mbretërore në sit daton afërsisht nga shekulli i XII, pas të cilit vendi i Mrigadayavanamit duket se është zhdukur për besimtarët. Stupa u zmadhua gjatë gjashtë rasteve por pjesa e sipërme është akoma e papërfunduar.[10] Ndërsa po vizitonte Sarnathin në vitin 640, Xuanzangu regjistroi se ngulimi kishte mbi 1,500 priftërinj dhe stupa kryesore ishte afërsit 91.44 metra e lartë.[11] Në formën e saj të tanishme, stupa është një cilindër solid prej tullash dhe gurësh që arrin një lartësi prej 43.6 metrash dhe që ka një diametër prej 28 metrash. Është struktura më masive në Sarnath.[12] Bazamenti duket se ka mbijetuar nga struktura e Ashokës: faqet e gurëve janë skalitur dhe paraqesin motive delikate floreale me origjinë nga Perandoria Gupta. Muri është i veshur me figura të rafinuara njerëzore dhe shpendësh të skalitura, ashtu si dhe mbishkrime në shkrimin Brāhmī.[13] Stupa Dhamek u përfshi në romanin misterioz thriller indian të vitit 2014, The Emperor's Riddles të shkruar nga Satyarth Nayak.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.