![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a5/Spiro_Moisiu_%2528portret%2529.png/640px-Spiro_Moisiu_%2528portret%2529.png&w=640&q=50)
Spiro Moisiu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Spiro Moisiu [1] (Kavajë, 5 maj 1900 - 12 prill 1981) ka qenë ushtarak i lartë shqiptar, gjeneral-major i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Spiro Moisiu ka qenë i ati i ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu. Mojsiu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a5/Spiro_Moisiu_%28portret%29.png/640px-Spiro_Moisiu_%28portret%29.png)