partia qeverisëse e Shqipërisë nga viti 1945 deri në vitin 1991 From Wikipedia, the free encyclopedia
Partia e Punës e Shqipërisë pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991 ashtu si dhe e vetmja parti e ligjshme.
Partia e Punës e Shqipërisë | |
---|---|
Shkurtesa | PPSH |
Sekretari | Enver Hoxha(1941–85) Ramiz Alia(1985–91) |
Themeluar | 8 nëntor 1941 13 qershor 1991 (tretja)[1] |
Selia | Tiranë |
U themelua me ëmërtimin Partia Komuniste e Shqipërisë më 8 nëntor të vitit 1941 me bashkimin e grupeve të komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi Miladin Popoviq. Për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, partia ishte e dominuar nga Sekretari i saj i Parë, Enver Hoxha, i cili ishte edhe drejtuesi de fakto i Shqipërisë. Emri iu ndryshua nga PKSH-ja në PPSH më 1948 në Kongresin e I, ndërsa pas 1991 në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor 1991 u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS).
Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel arsimor të ulët, të organizuar në grupe të vogla dhe të izoluar të njohur në historiografinë shqiptare si: Grupi i Shkodrës, Grupi i Korçës, Grupi i të Rinjve dhe Grupi "Zjarri". Mospërputhjet mes tyre ishin të mëdha. Historiani jugosllav, Vladimir Dedijer, thotë se Kominterni kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 dhe riorganizimin e tyre. Por udhëzimet nga lart nuk u respektuan. Komunistët shqiptarë, po prapë sipas Dedijer, përshkruhen si jo të gatshëm për sakrifica. Ata pretendonin se në Shqipëri nuk kishte proletariat, kështu që nuk e shikonin të mundshme ekzistencën e një partie komuniste.
Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, por krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në një letër për Kominternin, Koço Tashko i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit. Udhëheqësi i ardhshëm i komunistëve shqiptarë ndodhej i internuar në Peqin[2].
Mbledhja e themelimit të PKSH-së u mbajt në datat 8-14 nëntor 1941 të koordinuar nga dy të dërguarit e Titos dhe Kominternit, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq[3]. Fjalimin e hapjes e mbajti Popoviq, i pranuar si delegat i Kominternit paraprakisht[4]. Rezolucioni i PKSH-së përfaqësonte qëndrimet e mëparshme dhjetëravjeçare të Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë. Mendohet prej leximit të nëntekstit që madje të jetë përpiluar nga jugosllavët, duke nisur një traditë që do të zgjatte deri më 1948: që dokumentet e konferencave të PKSH-së i përgatitnin jugosllavët, sipas udhëzimeve të Beogradit[2]. Rezolucioni i partisë theksonte që nuk duhej harruar rreziku "nga influenca nacionaliste"[5].
Deri në vjeshtën e vitit 1942, PKSH-ja ishte e izoluar. Dy nga grupet, i Shkodrës dhe i të Rinjve, kishin paditur në polici grupin e Korçës sepse e konsideronin tradhëti çlirimin. Për të dalë nga izolimi e fshehën partinë pas një emrit tjetër Fronti Nacional Çlirimtar. Më 16 shtator 1942 u bë Mbledhja e Pezës, si qëllim real kishte shfaqjen publike për t'i dhënë PKSH-së një imazh gjithëpërfshirës dhe patriotik, që komunistët luftonin për atdhe. Kjo iu shërbente edhe për të përgënjeshtruar akuzat për atësinë jugosllave të partisë së tyre, gjë që bëri edhe Abaz Kupi të binte brenda.
Në dhjetor 1942, PKSH-së i shkuan udhëzimet e radhës nga Josip Broz Tito. Ndër të tjera, porositte për pastrimin e partisë nga elementët "antiparti" dhe grupet e vogla, për të krijuar një udhëheqje të fortë. Llazar Fundos i lakohet emri në një paragraf posaçërisht më vete, për t'u likujduar.
Me t'ia behur misionet britanike në prillin e 1943, u zbutën disi marrëdhaniet e topitura mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Më 26 korrik 1943 mbahet takimi përgatitor para Mukjes në Tapizë ku FNÇ-ja përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, A. Kupi dhe Myslym Peza. Të dyja palët hartuan platformën që do të propozohej në Mukje në datat 1-2 gusht kur arrihet Marrëveshja. Neni më i debatuar qe ai i Shqipnisë etnike, që në fund arriti të përfshihet në platformë. Përfaqësuesit e FNÇ-së e kundërshtuan me forcë çështjen e Kosovës për shkak të aleatëve jugosllavë, edhe pse ranë dakord, marrëveshja nuk zgjati.
Në gusht të 1943, PKSH nisi luftën kundër palëve të tjera ndërluftuese shqiptare si Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Me Konferencën e II të Labinotit, 4-9 shtator 1943, PKSH u nda përfundimisht nga nacionalistët. U vendos që nacionalistët të ngarkoheshin me përgjegjësi dhe të gjendeshin argumentet për prishjen e bashkëpunimit të përparshëm. Pak më vonë partizanët sulmuan çetat e Muharrem Bajraktarit, Gani Kryeziut, etj. Abaz Kupi doli nga radhët e FNÇ-së për shkak të vëllavrasjes. Hoxha më pas e pranoi se partia e tij humbi moralisht, zgjodhi rrugën e gabuar dhe se nga bashkëpunimi kaluan në terrorizëm.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.