veteran i luftës shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Myslim ose Myslym Peza (Pezë, 1 maj 1897 - Tiranë, 7 shkurt 1984) ka qenë kaçak dhe politikan shqiptar. Përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Myslym Peza | |
---|---|
Zëvendëskryeministër | |
Në detyrë 23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946 | |
Pasuar nga | Koçi Xoxe |
Paraprirë nga | - |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 maj 1897 Pezë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 7 shkurt 1984 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë |
Bashkëshortja/et | 1. Zenepe Tresa 2. Xhemilja |
Fëmijët | 1.Skënder Peza 2.Dije Peza 3.Partizan Peza 4.Dashamir Peza 5.Ada Peza |
Arsimimi | Katër klas Turqisht ne vitet e rinisë |
U lind në Pezë më 1 maj 1897, në kohën e Perandorisë Osmane.
Gazeta "Bashkimi" e 28 nëntorit 1944 shkruante: Myslimi di të këndojë e të shkruajë fare pak, por di të lëftojë mirë. Gazeta shkruante se ai kishte qenë kaçak në vitet 1924-1929. Në vitet 1926 - 1930 qëndronte në arrati i kërkuar për vrasjen e Osman Balit. Më 1930 - 1939 qe emigrant në Jugosllavi. Më 1939 u kthye në në Shqipëri pas amnistisë së mëkëmbësit Jacomoni.
Gjatë luftës ngriti një çetë luftarake në Pezë. Më 1944 - 1946 qe zëvendëskryetar i qeverisë së parë komuniste dhe më pas nga 1946 deri më 1982 qe deputet dhe zëvendëskryetar i Presidiumit Popullor.
Vdiq në Tiranë më 7 shkurt 1984.[2]
Qe i martuar së pari me Zenepe Tresa, me të cilën pati dy djem, Skënderin dhe Partizanin, si dhe nje vajzë Dijen . Më pas u martua me Xhemilen, prej të cilës pati djalin e tij, Dashamirin.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.