Joan Gojarti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shën Joan Gojarti ndër ortodoksë, Shën Gjon Gojarti ndër katolikë e protestantë (349 - 407, greq. Ιωάννης ο Χρυσόστομος - Joanis Hrisostomos) ka qenë një peshkop i krishterë, nga qindvjeçarët e 4-të dhe 5-të në Siri dhe Kostandinopojë. Njihet për oratorinë e tij në fjalime publike, shkrimet, ligjëratat, dhe dënimin e keqpërdorimit të autoritetit në kishë dhe në Perandorinë Romake të asaj kohe. Ai kishte ndjesi të njohura asketike. Pas vdekjes së tij iu dha mbiemri "gojartë".
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Kisha Ortodokse e nderon Gjon Gojartin si shenjt (dita e festës 13 nëntor), dhe e rendit atë midis "Tre Hierarkëve të Shenjtë" (dita e festës 30 janari), së bashku me Sh. Vasilin e Madh dhe Sh. Gregorin teolog.
Kisha katolike romake dhe Kisha anglikane e nderojnë Gjon Gojartin poashtu si shenjtor dhe doktor të kishës dhe e përkujtojnë me 13 shtator. Eshtrat e tij u morën nga Kostandinopoja gjatë kryqëzatës së katërt në vitin 1204 dhe u sollën në Romë, por u rikthyen me 27 nëntor 2004 nga Papa Gjon Pali II. Konsiderohet shenjtor edhe nga Kisha Kopte, Anglikane dhe Luterane.