Shenjtori
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shenjtori (lat. "sanctus") është njeriu që në pikëpamjen fetare, etike e morale ka jetuar një jetë të përsosur. Shenjtori në Krishterim është një njeri, i gjallë ose i vdekur, i pranuar zyrtarisht, veçanërisht prej shënjtërimit, i emëruar për publikun i nderueshëm dhe i aftë për ndërmjetësi për njerzit tek Perëndia. Shenjtori, qoftë ai burrë, grua apo fëmijë, vlerësohet njeriu i ndriçuar nga Mençuria e Parimit të Epërm Krijues ose Perëndia. Si i tillë ai ka vepruar në pajtim të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore, në kapërcimin e kufinjve dhe dobësive njerzore duke qënë shembull i mirë frymëzimi, për t´u ndjekur dhe për t´iu afruar Perëndisë. Emërtimi rrjedh nga Besëlidhja e Re, nga fjala greke "hagios" - i shenjtë, shenjtor. U përkthye nga Shën Jeronimi në Latin Vulgate si "sanctus" - me të njëjtin kuptim - shenjtor. shkurtimi për emërtimin Shenjtor është "Shën" ose "Sh".
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|