![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bf/Template-Bishop.svg/langsq-640px-Template-Bishop.svg.png&w=640&q=50)
Peshkopi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Peshkopi apo ipeshkvi, sipas disa kishave të krishtera, është përgjegjësi (bariu) i një dioqeze. Shihet si pasardhës i apostujve nga kishat që besojnë në peshkopatin historik (kisha anglikane, katolike dhe ajo ortodokse).
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bf/Template-Bishop.svg/640px-Template-Bishop.svg.png)
Termat në shqip janë përdorur respektivisht, peshkop nga ortodoksët shqiptarë dhe ipeshkëv nga katolikët shqiptarë, me rrugëtime të ndryshme prejardhjeje nga po e njëjta rrënjë nga greq. επισκοπος, episkopos = mbikqyrës, mbarështues. Në Greqinë Antike termi përdorej për një scolarca, drejtorin e një akademie, pse mund të kishte funksione mbikëqyrëse.
Detyrat e ipeshkvit ndryshojnë sipas kishës dhe denominacioneve.