Shqiptarët në Serbi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Serbi (serbisht: Албанци у Србији, Albanci u Srbiji) janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë.[1][2][3][4] Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë.[5][6] Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.[7]
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Popullsia e përgjithshme | |||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
rreth 100,000 - 120,000 | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjuhët | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Shqip (Gegë) | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Fetë | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Islami synit (shumicë) Bektashizmi (pakicë) |
Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89,10 %) dhe të Bujanocit (54,69 %), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26,17 %).[6]
Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.[8][9] Në Serbi është shumë e përhapur ndjenja antishqiptare, apo albanofobia.
Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.