Albanofobia, ose ndjenja anti-shqiptare, është shumë e përhapur në Serbi. Urrejtja ndaj shqiptarëve është më së shpeshti e lidhur me konfliktin serbo-shqiptarë. Edhe sot në të gjitha portalet, gazetat dhe televizionet serbe flitet keq për shqiptarët. Ata përdorin fjalën "Šiptar". Është fjalë racist-terroriste që do të thotë se shqiptarët janë racë e keqe për serbët.

Thumb
Përshëndetje nga bregdeti serb – kujtim nga porti i parë serb (Durrës), poster propagadues serb i vitit 1914.

Albanofobia reflektohet në stereotipet dhe paragjykimet negative, si në diskriminimin ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptarë. Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët i përkasin një race inferiore.[1][2] Sipas disave, ndjenja anti-shqiptare reflektohet edhe në përdorimin e termit Šiptar (sq. Shqiptarë), forma e sllavizuar e etnonimit shqiptarë, që përveç konotacionit negativ në gjuhën serbe, konsiderohen edhe fjalë ofenduese.[3][4]

Gjatë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ndër ta: Jovan Cvijiq, Vaso Čubrilović, Ivo Andriq dhe të tjerë.[5] Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Đorđević thotë: "Janë bërë qindra memorandume, plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur kërkoni nëpër këtë zgjidhje, qoftë ajo komuniste, shtetërore apo kishtare, do të vini re se të gjitha këto plane ishin për të zgjidhur çështjen e Kosovës në mënyrë që atje të mos ketë asnjë shqiptarë."[6]

Historia

Principata e Serbisë

Thumb
Vladan Gjorgjeviq, burrë shteti serb, i konsideronte shqiptarët racë inferiore.[7][8][9]

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë në fund të shekullit XIX dhe lidhen me pretendimet territoriale të shtetit serb ndaj trevave të banuara me shqiptarëPerandorisë Osmane.[7] Pas luftës serbo-osmane dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, vjen deri tek  dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga trevat e sapo pushtuara (kryesisht nga Qarku i Toplicës, dikur i populluar me shqiptarë) dhe djegja e fshatrave dhe lagjeve shqiptare.[10] Edhe pse shumë serb të shquar të kohës kundërshtuan dëbimin e popullsisë shqiptare,[11] kryetari i qeverisë serbe Milan Piroćanac ka thënë: “nëse i lëmë këtu, do të na bëjnë probleme".[12]

Mbretëria e Serbisë

Thumb
Jovan Cvijiq, akademik serb, mbrojti daljen në det të Mbretërisë së Serbisë nëpërmjet territoreve të Perandorisë Osmane të banuara nga shqiptarët, nëpërmjet Shqipërisë së sotme.

Mbretëria e Jugosllavisë

Thumb
Vaso Čubrilović, akademik serb, shtjelloi elaboratin për dëbimin e shqiptarëve.

Periudha e RFSJ

Pas rezolutës së informbyrosë në vitin 1948, shqiptarët në Jugosllavi u trajtuan si element armiqësor dhe spiunë të Shqipërisë së Enver Hoxhës.[13] Trajtim veçanërisht të ashpër ndaj shqiptarëve kishte Aleksandar Rankoviqi, shefi i sigurimit shtetëror jugosllav.[13][14]

Periudha bashkëkohore

Nga vitet 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët u bënë "armiku" më i madh i serbëve.[3][8] Kontribut në përhapjen e albanofobisë ka dhënë edhe Kisha ortodokse serbe.[15] Duke shkruar për shqiptarët, autorët kishtarë kryesisht theksojnë krimet e tyre, duke i përshkruar si përdhunues dhe abuzues.[16][17][18][19]

Hulumtimi i opinionit publik i kryer në vitin 1998 në Serbi ka treguar se një e treta e të anketuarve është për një zgjidhje të dhunshme të "problemit të shqiptarëve", 16% e të anketuarve ishin në favor të "pastrimit" të shqiptarëve, "izolimit" në një kamp të madh koncetrimi apo "shkatërrimit me bombë atomike", pjesa e mbetur prej 17% propozoi dëbimin e dhunshëm.[20] Gjatë viteve 1998 dhe 1999, qeveria serbe kanë kryer një fushatë spastrimi etnik të shqiptarëve nga Kosova, të njohur si Operacioni "Patkoi".

Profesoresha e historisë në Fakultetin filozofik të Beogradit, Olivera Milosavljević thotë se intelektualët e sotëm serb kryesisht shkruajnë për shqiptarët sipas steriotipit se shqiptarët e kanë "të lindur" urrejtjen ndaj serbëve, që sipas tyre është prodhim i "veçorive" dominante të shqiptarëve, "primitivizmi" dhe "banditizmi".[8]

Thumb
Dobrica Ćosić, akademik serb dhe ish-kryetar i RSJ, sipas disa interpretimeve, i ka quajtur shqiptarët "llumi moral i Ballkanit".

Përçues të urrejtjes ndaj shqiptarëve në serbi janë edhe shoqatat e ndryshme ekstremiste dhe grupet e tifozëve. Urrejtja ekstreme ndaj shqiptarëve shfaqet hapur nëpër tribunat e stadiumeve të futbollit dhe në tubimet e organizatave pro-fashiste, siç është Lëvizja atdhetare Fytyra, me anë të slloganeve: „Ubij, zakolji da Šiptar ne postoji" (sq. Vrit e masakro, të mos të ketë shqiptarë), „Srbija Srbima, Šiptarima sekira" (sq. Serbia serbëve, sëpata shqiptarëve) dhe të ngjajshme.[21][22] Si dhe „Ubij Šiptara“ (Vrite shqiptarin) e „Ubij Hrvata da Šiptar nema brata“ (Vrite kroatin, që shqiptari të mos ketë vëlla)[23].

Edhe sot serbët mund t’i hasni në këngët, videot dhe rrjetet sociale shqiptare.

Vetëm komente të urrejtjes me gënjeshtra historike, me propagandë të rreme terroristo-raciste. Në Itali kishte faqe që flisnin për urrejtjen serbe ndaj shqiptarëve.[24][25]

Por disa nga ultra-nacionalistët serbë shkojnë aq larg sa i shpallin shqiptarët - ose të paktën pjesën veriore të tyre - "serbë të shpëlarë trurin", pavarësisht se serbët erdhën në Ballkan me mijëvjeçarë pasi shqiptarët jetonin atje.[26]

Shiko dhe

Lidhje të jashtme

Për albanofobinë në Serbi
Projekte anti-shqiptare

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.