From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkolla e Parë Shqipe e Prizrenit është institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik në Kosovë.[1] Fillimisht u hap Shkolla Shqipe e Djemve e cila filloi nga puna me datën 1 maj të vitit 1889 në qytetin e Prizrenit.[2] [3] [4] Më vonë, në vitin 1892 po ashtu në qytetin e Prizrenit u hap edhe Shkolla Shqipe e Vajzave.[5] [6] [2]
Shkolla e parë shqipe e djemve në Prizren filloi veprimtarinë e saj më datën 1 maj të vitit 1889 [3] mbi bazën e një shkolle të mëparshme fetare katolike. Në këtë institution të rëndësishëm edukativ e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi.[7] Për shkak të karakterit laik të saj ajo u quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë". [5] Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe në Kosovë. [8]
Shkolla e parë shqipe e vajzave në Prizren u themelua në vitin 1892 sipas kërkesës së Argjipeshkvisë së Prizrenit dhe me vendim e leje nga ana e Propagandës Fide të Vatikanit. Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës. Në fillim numri i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909 Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj. [5] [6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.