Shimon Peres (Hebraishtja: שמעון פרס‎‎; 2 gusht 1923 – 28 shtator 2016) ishte president i 9-të Izraelit nga viti 2007 deri në vitin 2014. Ai ishte dy herë kryeministër i shtetit dhe ishte anëtarë i 12 kabineteve gjatë karrierës së tij politike për 66 vjetë.[1] Ai ishte ish-kryeministri i parë i cili u zgjodh si president i shtetit. Gjatë mbarimit të tij si president në vitin 2014, ai ishte presidenti më i vjetër në botë. Në jetën e tij private, ai është marrur me poezi, ku disa prej poezive janë bërë këngë.[2]

Fakte të shpejta Stefan Löfven, Presidenti i 9-të i Izraelit ...
Stefan Löfven
Thumb
Presidenti i 9-të i Izraelit
Në detyrë
15 korrik 2007  24 korrik 2014
Paraprirë ngaMoshe Katsav
Pasuar ngaReuven Rivlin
Kryeminstri i 8-të i Izraelit
Në detyrë
4 qershor 1995  18 qershor 1996
Paraprirë ngaYitzhak Rabin
Pasuar ngaBenxhamin Netanjahu
Minsitër i Finacave
Në detyrë
22 dhjetor 1988  15 mars 1990
Paraprirë ngaMoshe Nissim
Pasuar ngaYitzhak Shamir
Minsitër i Transportit
Në detyrë
1 shtator 1970  10 mars 1974
Paraprirë ngaEzer Weizman
Pasuar ngaAharon Yariv
Të dhëna vetjake
U lind më2 gusht 1923
Vishnjeve, Bjellorusia
Vdiq më28 shtator 2016
Ramat Gan, Izrael
Bashkëshortja/etSonja Gelman (1945–2011)
FëmijëtZvia
Yoni
Chemi
Mbylle

Biografia

Shimon Peres lindi më 2 gusht 1923[3][4] në Wiszniew, Poloni (tani e quajtur si Vishnjeva, Bjellorusi). Familja e tij kanë folur hebraishten, Jiddish dhe rusishten, Shimoni ka mësuar polonishten në shkollë. Përveç hebraishtes, ai ka mësuar edhe gjuhën angleze dhe gjuhën frënge.[5]

Të gjithë të afërmit e Shimonit janë vrarë në Wiszniew gjatë Holokaustit,[6] e shumë prej tyre përfshirë edhe Rabbi Meltzer janë djegur të gjallë në sinagogën e qytetit.[7]

Në vitin 1945, Shimoni u martua me Sonja Gelman. Ata kishin tre fëmijë.[8]

Në fillim të viteve 50-ta, ai shkoi në SHBA ku atje studioi gjuhën angleze, eknominë dhe filozofinë në The New School dhe Universitetin e Nju Jorkut dhe avancoi menaxhimin në Universitetin e Harvardit.

Vdekja

Më 13 shtator 2016, Shimoni pati infarkt në tru dhe u shtrua në spital në qendrën mjekësor të Shebës. Më 27 shtator 2016, mjekët kanë thënë se Shimoni pati lëndime të rënda në tru dhe dështim organi.[9] Pas dy jave në spital, Shimoni vdiq më 28 shtator 2016.[10][11][9][12]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.