Një sfurk tredhëmbësh është një shtizë me 3 dhëmbë. Përdoret si shtizë peshkimi dhe në betejë. Sfurku tredhëmbësh është arma e Poseidonit ose Neptunit, dhe djalit të tij Tritonit. Në hinduizëm, është arma e Shivës, e njohur si trishula (Sanskrit për: "shtizë e trefishtë"). Është përdorur nga fermerët si dekortifikues për të hequr gjethet, farat dhe sythat nga kërcellët e bimëve.
Simbol i Kustjägarna, njësi speciale amfibe suedeze.
Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara
Anime/Manga
Personazhi i BleachKaien Shiba mban një zanpakuto Nejibana që shndërrohet në sfurk tredhëmbësh në formën e tij Shikai.
Në Inuyasha, Naraku krijon një sfurk tredhëmbësh nga kockat e veta dhe ia jep Abi-Himes.
Në anime dhe manga Katekyō Hitman Reborn!, Mukuro Rokudo dhe Chrome Dokuro përdorin një sfurk si armë të tyre; mushkonjat e Doktor Shamalit shpojnë gjithashtu objektivat e tyre me një sfurk, duke i dhënë atij pseudonimin "Trident Shamal" në botën nëntokësore të mafias.
Në Mobile Suit Gundam Wing, XXXG-01S2 "Altron" i pilotuar nga Chang Wufei përdor një sfurk të rrezes.
Personazhi i One Piece, Enel mban një shkop që mund ta shndërroj në sfurk me fuqitë e tij elektrike.
Në Ronin Warriors, Cye of the Torrent përdor një sfurk të aftë për të gjuajtur një rreze të lartë të ujit.
Në Sailor Moon dhe Sailor Moon Crystal, sfurku është simboli planetar i Sailor Neptune.
Në Dragon Ball, Spike the Devilman mban një sfurkun si armë të tij.
Filma
Në Dirty Rotten Scoundrels (1988), princi idiot Ruprecht (Steve Martin) insiston të mbajë një sfurk në tryezën e darkës.
Sfurku tredhëmbësh është arma e Tritonit në filmin e vizatuar Sirena e vogël.
Sfurku tredhëmbësh i Poseidonit është një nga tiparet kryesore në Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell no Tales (2017). Jack Sparrow, i ndihmuar nga Henry Turner, kërkon sfurkun në mënyrë që të prishë një mallkim deti për mposhtjen e fantazmës së keqe të padrejtë Armando Salazar.
Sfurku tredhëmbësh i Poseidonit ishte arma për ta mposhtur Tritonin në Immortals.