Seksi anal
From Wikipedia, the free encyclopedia
Seksi Anal ose marrëdhënia anale në përgjithësi cilësohet penetrimi dhe fërkimi i penisit të ngritur në anusin dhe rektumit e partnerit, me qëllim kënaqësinë seksuale.[1][2][3] Forma të tjera të seksit anal përfshijnë përdorimin e gishtave ose lodrave të seksit për penetrim anal, ose seksin oral, kur ledhatohet anusi me gjuhë (anilingus).[2][4][5] Ndonëse termi seks anal përdoret më së shumti kur i referohemi penetrimit penilo-anal,[1][2][4][6] seksologët preferojnë të përdorin termin marrëdhënia anale kur i referohen penetrimit penilo-anal, dhe seks anal, për t'iu referuar çdo forme të aktivitetit seksual anal, në veçanti aktivitetin midis çifteve, për ta dalluar nga masturbimi anal.[6][7]
Njerëzit mund të përjetojnë kënaqësi nga seksi anal duke stimuluar mbaresat nervore të anusit, dhe orgazma mund të arrihet përmes penetrimit anal – nga stimulimi indirekt i prostatës te meshkujt, te stimulimi indirekt i klitorisi apo i G-spotit te femrat.[2][3][8][9] Megjithatë, për disa njerëz seksi anal mund të jet i dhimbshëm, nganjëherë tejet i dhimbshëm,[10][11] ndaj partnerët duhet të jenë komunikues e të respektojnë nevojat e njëri-tjetrit para dhe gjatë seksit anal.[12]