Masturbimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Masturbimi është stimulimi seksual i organeve gjenitale vetjake për të arritur kënaqësi seksuale, zakonisht deri në pikën e orgazmës.[1] Stimulimi mund të kryet me përdorimin e duarve, gishtave, objekteve të përditshme, lodrave të seksit (të tillë si vibratorët), ose kombinime të tyre.[1][2] Studime të shumta kanë gjetur se masturbimi praktikohet nga shumica e njerëzve, ndonëse ka variacione midis gjinive dhe moshave. Seksologët besojnë se masturbimi ka benefite të shumta mjekësore dhe psikologjike, në rast se praktikohet në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu, nuk besohet që masturbimi mund të jetë shkaktar për çrregullime mendore apo fizike.[3]