Samuel Eto'o
From Wikipedia, the free encyclopedia
Samuel Eto'o Fils (lindur më 10 Mars 1981) është një futbollist kamerunas i cili luan aktualisht si sulmues me Antalyaspor në Premier League. Eto'o është stërvitur tek Kadji Sports Academy [6]. Ai zotëron pasaportë spanjolle, duke bërë të mundur që të mos numërohet në mesin e "lojtarëve të huaj" që punojnë në Bashkimin Evropian.
Eto'o duke luajtur për Chelsea më 2014 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Samuel Eto'o Fils | ||
Datëlindja | 10 mars 1981 | ||
Vendlindja | Duala, Kameruni[1] | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[2][3][4] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Antalyaspor | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–1996 | Kadji Sports Academy | ||
1996–1997 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997–2000 | Real Madrid | 3 | (0) |
1997–1998 | → C.D. Leganés (huazim) | 30 | (4) |
1999 | → RCD Espanyol (huazim) | 0 | (0) |
2000 | → RCD Mallorca (huazim) | 19 | (6) |
2000–2004 | RCD Mallorca | 120 | (48) |
2004–2009 | FC Barcelona | 145 | (108) |
2009–2011 | Internazionale | 67 | (33) |
2011–2013 | Anzhi Makhachkala | 53 | (25) |
2013–2014 | Chelsea | 21 | (9) |
2014–2015 | Everton | 14 | (3) |
2015 | Sampdoria | 18 | (2) |
2015– | Antalyaspor | 59 | (36) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Kameruni U23 | 6 | (1) |
1997–2014 | Kameruni | 118 | (56[5]) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Eto'o ka shënuar më shumë se 129 gola në 5 sezone me Barcelonën, dhe gjithashtu mban rekodin si lojtari afrikan me më shumë ndeshje në La Liga [7]. Në 2010, ai u bë lojtari i parë që fiton 2 herë rresht Tripletë evropiane pas suksese të arritura me Interin dhe Barçën. Ai është lojtari i dytë që ka shënuar në 2 finale të Champions Leagues dhe lojtari i katërt pas Marcel Desailly, Paulo Sousa, dhe Gerard Piqué që e fiton Champions Leaguen 2 herë me 2 skuadra të ndryshme. Ai është lojtari afrikan më i nderuar i të gjitha kohërave duke fituar çmimin Lojtari Afrikan i Vitit për një numër rekord 4 herë: 2003, 2004, 2005, dhe 2010. Ai ishte i treti për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2005.
Si pjestar i kombëtares Kamerunase, Eto'o ishte pjesë e skuadrës që fitoi Turnamentin Olimpik në vitin 2000. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote dhe 6 Kupa Afrikane (duke fituar 2 prej tyre) duke qënë edhe golashënuesi më i mirë në histori me 18 Gola. Ai është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe lojtari me më shumë ndeshje respektivisht me 56 Gola dhe 117 ndeshje.
Në Shtator 2021, Samuel Eto'o, shpalli kandidaturën e tij për presidencën e Federatës së Futbollit të Kamerunit (Fecafoot).[8]