From Wikipedia, the free encyclopedia
Saint Louis[6][7] është qytet i pavarur dhe porta kryesore amerikane në shtetin federal të Mizurit. Sipas regjistrimit më 2010, popullsia e qytetit ishte 319,294 dhe është qendra kulturore dhe ekonomike e zonës metropolitane Greater Saint Louis, duke u bërë zona më e madhe metropolitane në Mizuri. Saint Louis u rradhit si qyteti i 4-të më i madh në SHBA.
Qyteti u themelua në vitin 1764 nga Pierre Laclède dhe Auguste Chouteau dhe u emërua pas Louis IX i Francës.
Rreth 15 familje boshnjake u vendosën në Saint Louis më 1960 dhe 1970. Pas Luftës së Bosnjës filloi më 1992, mijëra refugjatë boshnjakë filluan të vijnë dhe nga viti 2000, dhjetë mijëra refugjatë boshnjakë u vendosën Saint Louis me ndihmën e shoqatës ndihmore të katolikëve. Shumica e refugjatëve ishin muslimanë. Edhe pse Saint Louis ka popullsi të madhe të boshnjakëve, qyteti dhe qarku gjithashtu përbën popullsi të madhe të pakistanezëve për dallim me qytetet tjera amerikane.
Rreth 70,000 boshnjakë jetojnë në zonën metropolitane, popullsia më e madhe e boshnjakëve në Shtetet e Bashkuara dhe popullsia më e madhe boshnjake jashtë atdheut të tyre.
Sipas stltoday.com në vitin 2016 PBB e zonës metropolitane Saint Louis ishte $160 billion dhe më 2015 PBB ishte $155 billion. Prodhimi Metropolitane Bruto (PMB) më 2014 ishte $145.958 billion, $144.03 më 2013, $138.403 më 2012 dhe $133.1 më 2011 duke u bërë i 21-ti më i madh në vend.
Krimet në Saint Louis janë rritur prej viteve 1960 deri në fillim të viteve 1990. Përveç kësaj, qyteti i Saint Louis është rradhitur mesin e qyteteve më të rrezikshme në SHBA. Që nga prilli i vitit 2017, Saint Louis ka shkallë të madhe të vrasjeve në Amerikë.[8]
Në vitin 1994, kompania private e hulumtimit Morgan Quitno Press rradhiti Saint Louis mesin e qyteteve "më të rrezikshme" në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse metodologjia për raportet ndryshoi gjatë viteve 1990. Saint Louis ruajti renditjen e tij në dhjetë qytetet më të rrezikshme dhe u quajt qyteti më i rrezikshëm në Shtetet e Bashkuara tri herë, më së fundi në vitin 2010.
Në vitin 2014, Saint Louis u rradhit si qyteti i 19-të më i rrezikshmi nga organizata meksikane CCSP-JP (El Consejo Ciudadano para la Seguridad Publica y la Justicia Penal).[9]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.